Agim JAZAj/Vlerë e njerëzve me vlera

580
Sigal

Arkitekti dhe karikaturisti i vendit Arben Meksi, vlerë për Vlorën dhe për vendin

Vite më parë organizata qytetare në Vlorë aplikoi një sondazh me qytetarët duke vjelë mendimin e tyre për të përcaktuar, se kush nga pjesa elitare do të përzgjidhej, të meritonte dhe do të votohej për të drejtuar e përçuar qytetin dhe gjithë shoqërinë. Ndër këto personalitete, rrëfen Ahmet Demaj, një intelektual i njohur në Vlorë dhe më gjerë në opinionin publik, rezultoi si më i përzgjedhur dhe i votuar paraprakisht, edhe Arben Meksi. Një emër i njohur jo vetëm në Vlorën bregdetare, por edhe përtej deteve evropiane…

Për më se 3 dekada punë aktive, krijuese karikaturisti i njohur Arben Meksi, nga të paktit dhe të rrallët e kësaj gjinie në konkursin botëror të zhvilluar kohë më parë në Stamboll, fitoi çmimin special në karikaturë: “PËRPLASJE E QYTETRIMEVE

 Një konkurrim i vështirë, mes 2476 krijimeve të karikaturave dhe midis 70 vendeve të botës.

Karikaturisti Arben Meksi, njëherazi dhe arkitekti i njohur i Vlorës më një kontribut të arkivuar edhe si projektues por dhe zbatues i shumë veprave të vendit është një zë i mbi zëshëm, një njeri dhe krijues me vlera sipërore. Nuk është vlerë e rastit. Nuk është as vlerë personale, por sa dhe shoqërore, qytetare që meriton të vlerësohet, dhe arkivohet, një vlerë kombëtare, dhe jo vetëm…

  ***

Edhe në qytetin e Vlorës kanë lindur njerëz dhe janë larguar, kanë lindur po dhe mbeten në kujtesën e qytetarëve vlonjate e më gjerë, tek brezat pasardhës. Shumë talente nga të gjitha fushat, kanë dhënë dhe kanë lënë vepra dhe emrat, nuk largohen të harruar, por mbeten të shënuar në kujtesë, në arkivat e kohës, dhe për kohët  që vijnë, për brezat pasardhës… Kjo plejadë njerëzish nga të gjitha fushat nuk është vetëm pasuri e Vlorës, por dhe pasuri për vendin… Piktor e skulptor, në gjithë gjinitë e artit dhe të letërsisë, artist të mëdhenj, njerëz të pendës, krijues dhe ekzekutues e kanë vet marrë dhe vet vendosur këtë çmim të përjetshëm!

Shoqëritë civile, të emancipuara, i shenjtërojnë talentet njerëzit sipëror, plejada të tilla si: Emblemën e qytetërimit. Udhë rrëfyes dhe udhë frymëzues!

Në librin “BIJ TË VLORËS”, një vepër e botuar me rastin e 100 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë të Shqipërisë, autori i tij, mes 100 burrave  të përzgjedhur nga të gjithë fushat dhe nga e gjithë Vlora e krahina e sajë, në faqet e tij zë vendin e nderit edhe A. Meksi, i njohur si arkitekt, por edhe si karikaturist i shquar i vendit. Duhet thënë me zë të lartë se kontributi i këtyre njerëzve me vlera për Vlorën dhe vendin shkon pa vëmendjen e duhur nga organizmat shtetërore, ndërsa shoqëria vlonjate dhe ajo shqiptare përpara këtyre bijve u heq kapelen për kontributin e tyre të shquar. Ndoshta ndodh dhe të përdoren si “garniturë” e çastit nga organizmat shtetërore, për të rregulluar paksa makiazhin e tyre të dëmtuar keqas!

Në celularin e autorit mbetet i shkruar ende edhe një mesazh i karikaturistit të njohur:  “Mora çmim botëror në karikaturë, do ta sjell ta vesh në kornizë”… –“Duket juria e Stambollit “lexoi” edhe faqet e librit BIJ TË VLORËS”.

Ka njerëz me talent që dinë të flasin bukur, po nuk mund të hedhin në letër mendimin e tyre të çmuar. Ka nga ata që vizatojnë  bukur, po nuk e kanë humorin e duhur. Ka prej tyre me humor të plot, po nuk e kanë talentin, të vizatojnë… Por që i realizojnë të dyja këto kërkesa në mënyrë harmonike janë vetëm karikaturistët, të paktë…  Çmimi i marrë në Stamboll, ishte një çmim personal të cilin autori i mirënjohur e ndan me njerëzit e tij, me miqtë, dashamirësit me bashkëqytetarët e bashkëkombësit e tij, pjesë e së cilës është gjithkush.

Karikaturisti i shquar, u nderua me çmimin special: “Nastradin Hoxha” i zhvilluar në Stamboll të Turqisë, “Përplasje e Qytetërimeve”. Një gjini shumë e rrallë dhe pak e vlerësuar deri më tani nga institucionet. Fatkeqësisht kaloi pa vëmendjen minimale nga strukturat e shtetit. Arben Meksi njihet në këtë gjini shumë më herët, qysh në moshën djaloshare me krijimtarinë e tij, dhe me të njëjtin pasion e këmbëngulje ecën edhe tashmë … Në karikaturat e botuara vite më parë, por dhe shumë vite radhazi, si në ish revistën Politiko Satiro Humoristike “Hosteni, një “universitet” i rrallë i kësaj gjinie të kohës, Arben Meksi zinte një vend të rëndësishëm. Krijuesit e njohur dhe drejtuesit e ish  revistës “Hosteni” si: Gaqo Veshi (Hyskë Borobojka) e Niko Nikolla etj, por dhe bashkëpunëtorët, karikaturistë e tjerë kanë mbetur në kujtesën e njerëzve si; Enriko Veizi, Arben Meksi, Zef Bumçi, Ilir Pojani etj, mbeten ndër karikaturistët e rrallë të vendit. Duke vlerësuar vlerat e këtij krijuesi të njohur, në një të përditshme pendë njohuri: Kristo Mërtiri shkruante: “ Tek Mikro enciklopedia e librit, kushtuar 100 bijve të Vlorës, që kanë mbetur të “shënuar” ( ku zë vendin e tij dhe Arben Meksi) jo rëndom të regjistruar” në memorien historike të kësaj treve lavdi mbuluar. 4 vargje për secilin janë edhe pak edhe shumë. Sepse nuk është kaq e lehtë të ndash grurin nga egjra, sojlinjtë nga sojsëzët”.

Në arkivin e pasur, karikaturisti i njohur ka një thesar të madh, si dhe në tregun e hedhur në një libër të kësaj gjinie të rrallë  “Sunspens”… Karikatura si ese. Në faqet e këtij libri me karikatura lexuesi i përzgjedhur do të befasohet nga refleksi i një kulture, krijimtari moderne.

“Karikatura qëndron si një pasqyrë përpara veseve të shoqërisë, duke vënë në dukje kontradiktat e qenies njerëzore. Ajo e shpëton njeriun nga veset që ka krijuar vet”- shprehet autori.