Agim Çiraku: Skënderbegasit, ikonat e qytetarisë dhe atdhetarizmit

514
Dje “Skënderbegasit” e lavdishëm organizuan në një nga ambientet e Hotel Tiranës në Kryeqytet një ceremoni madhështore ku morën pjesë qindra ish-skënderbegas, mësues, pedagogë, familjarë, deputetë, përfaqësues të familjeve të ish-ushtarakëve, të mediave, miq dhe dashamirës. Dy nga ish-skënderbegasit; Maksim Fejzulla dhe Kujtim Boriçi, të cilët ishin, si të thuash edhe sebepçinjtë e këtij eventi madhështor, promovuan Vëllimin e dytë të librit “Skënderbegasit ndër vite”. Të pranishmit e shumtë mes lotëve dhe emocioneve shprehën mbështetjen për këtë iniciativë duke shpresuar që këto vëllime të shoqërohen edhe me të tjera prurje, pasi edhe numri i ish-skënderbegasve arrin në mbi 36 mijë në vitet e ekzistencës së kësaj shkolle nga më të mirat, jo vetëm në Shqipëri, po kudo në botë. Nga kjo shkollë kanë dalë poetë, shkrimtarë, ushtarakë madhorë, artistë, specialistë të të gjitha fushave të jetës sonë. Me urimin nga zemra për këtë gjetje të dy mjeshtërve Boriçi dhe Fejzulla, bashkohet edhe Gazeta “Telegraf”, e cila ka qenë dhe do jetë mbështetëse e idealeve të saj kombëtare dhe qytetare.
Sigal