Agim Ajazi: Amonica evropiane, në Bashkinë e Selenicës…

247
01 
TË NDËRTOJMË PA SHKATËRRUAR…
Lëmë pas qytetin e Vlorës, për të shkuar në fshatin Amonicë, i cili ka një ditë feste. Festën e ujit të pijshëm, buruar nga mali Tartar, derdhet në çdo vatër dhe në qendër të fshatit…
Ndahemi nga zhurmat e ditës, katrahura e shqyerjes së rrugëve kudo, duke shkatërruar për t’i ndërtuar, të cilën këtë pamje dite dhe shumë vlonjatë që vijnë nga jashtë, emigracioni e përjetojnë, shikojnë, çmojnë dhe vënë duart në kokë, duke klithur me; ‘oi, oi’, “Të Ndërtohet pa u shkatërruar dhe jo të shkatërrohet për të ndërtuar!” Por, tashmë punët trumbetohen se janë me ritmet më të larta, madje në prag-fushate, kur janë ndezura motorët me kapacitetin e plotë, për t’i joshur njerëzit: “Për votën e arsyes përmbi votën qorre”! 

02
NDËRTOHEN RRUGË, RRËZOHEN URA DHE ARA…
Pas 15 km rrugë me Leonard Rakipaj, i mbuluar nga humori, së bashku me kryebashkiakun Përparim Shametaj dhe Bilbil Tragaj, përgjatë buzë lumit të Shushicës, një grup njerëzish nga fshati Vodicë dhe kryetari i njësisë vendorë Fatmir Hodaj, kanë dalë në protestë kundër gërryerjes së shtratit të lumit nga firmat ndërtuese, të cilat duke marrë zhavorrin e lumit në disa pika përgjatë këtij shtrati, kanë nxjerrë themelet e këmbëve të urave, si të; urës së Peshkëpisë, Drashovicës, Vodicës, Lapardhasë dhe të Kotës. 
Kjo është tabloja rrëqethëse e ditës, ky është edhe Shkatërrimi për të “Ndërtuar” sipas filozofisë së mbrapsht shqiptare, sipas llafit të lashtë, të ringjallur: “Prish hambarë e bëj kënaçe”. 
Për të ndërtuar rrugën e Lumit të Vlorës, po shemben; Urat e Lumit të Vlorës, po roniten arat, sipërfaqe të tokave që nga; Peshkëpia, Drashovica, Vodica, Lapardhaja, Kota, Mavrova, etj- ndaj dhe protestojnë banorët e këtyre anëve. Klithmat e këtyre banorëve dhe të institucioneve vendore të bashkisë Selenicë, kanë rënë në veshin e shurdhër të institucioneve shtetërore. 
Kjo ishte edhe dhembja e këtij rrugëtimi dhe përgjatë këtij rrugëtimi dhe jo vetëm, duke parë edhe rrugën e Lumit të Vlorës që po ndërtohet. 
Por, rruga ka nisur të shembë urat dhe arat e kësaj treve…Kësaj i thonë: “Para tokë, e pas rrëmbullë” -thoshte një protestues në fshatin Vodicë- dje teksa tregonte dhe shikonim këmbët e urave që me rënien e shiut të parë, do të rrëzohen dhe do të shemben urat!… 

03
AMONICA- FSHATI EVROPIAN… 
Lëmë pas këtë dhimbje dhe ndalim në fshatin Vajzë, vendlindja e poetit me famë; Ali Asllani, për t’u përshëndetur e çmallur me njerëzit e anëve tona, për të pirë kafen e shpejtë, të shoqëruar nga shtrimi rrufe i tavolinës me djathin e njomë nga kullotat e Bunit dhe kabashët e mbushur me gjallën e freskët…

Kë nuk magjeps kjo pamje e rrallë, e ngritur nga miku ynë, i ndjeri Fredi Hitaj, tashmë të mirëkullandrisur nga bijtë e tij. Nga Kota e deri në fshatin fundor të Vlorës, në fshatin Shkozë, pika kufitare me Tepelenën, rruga shkon e asfaltuar, shkuar edhe rrugëve evropiane. 

Ndalëm në Qafën e Luadhit, ku me sy larg dhe afër me dylbi; t’i bie më pranë edhe fshatrat përballë, të Mallakstrës, kundruall fshatrave të krahinës së Kudhës Grehotit; Dushkarakut, Sevasterit, Golimbasit, Mazharit dhe Shkozës. Në Qafën Luadhit, kthehemi nga e majta, ku rruga e asfaltuar shkon nëpërmjet kthesave të majë Dorberit, mbuluar nga gjelbërimi dhe hijeshia për në fshatin Amonicë, ku do të pinim dhe ujin e pijshëm të zbritur nga mali Tartar, prej Gurrave. 

Uji i malit ka zbritur poshtë në fushë, rrjedh shtëpi më shtëpi, pa pushim në këtë fshat, pjesë e kësaj krahine, në juridiksionin e bashkisë SELENICË. Rruga me parametra evropiane, të cilën do ta kishin zili çdo vizitorë evropian dhe amerikan, në se do të shkelte me këmbë do të magjepsej nga mend, nga bukuritë dhe hijeshitë e natyrës dhe të njeriut, do t’i dukej vetja sikur të ishte shkuar qytezave të Zvicrës…Ky fshat është simbol dhe modeli i infrastrukturës, për t’u marrë si pikë referimi dhe frymëzimi nga gjithë ata që janë zgjedhur dhe të shërbejnë përafërsisht me këtë model. Edhe nga arat dhe pyjet magjepsës, njerëzit e mrekullueshëm dhe fshati i kullandrisur, janë vërtetë një amfiteatër i mrekullueshëm, ku është ndërthurur në mënyrën përfikte: bukuria natyrore dhe bukuria shpirtërore e këtyre njerëzve që dinë të kullandrisin jetën në Përdorim e jo me Tapi, të ndrijnë në shtatin e shoqërisë që ëndërrojmë dhe meritojmë. 

04 
FESTA E UJIT, DOLLI PËR SEBEPÇIUN…. 
Rruga e asfaltuar me dy korsi, shkon deri në fshat. Sot këta banor kanë Festë dhe ëndërr të hershme, të kthyer në realitet: Inaugurojnë ujin e pijshëm, i cili rrjedh për 200 familjet e këtyre njerëzve nëpër çezmat e çdo shtëpie. Uji rrjedh nga lartësitë e malit Tartar, nga Gurra, përballë Qafës së Lekës, do të furnizojë edhe 200 familje të tjera sevasteriote… “Janë shtrirë rreth 7 km tubacione për sjelljen e ujit. Nga qafa e Luadhit deri në brendësi të fshatit, rruga e asfaltuar, është gati 5 km, thotë- administratori i njësisë vendore të Sevasterit; Vero Allushaj! 
Në këtë festë të organizuar sipas zakonit dhe traditës, me bishtin e pa prerë në pjatë, për gjithë miqtë e ftuar dhe nën kujdesin dhe nderimin e kryeplakut Vladimir Selamaj, i cili mbajti fjalën e rastit përpara banorëve të këtij fshati, duke falënderuar kryebashkiakun për vullnetin e pa shoq, i cili ka mirënjohjen e përjetshme të banorëve të fshatit”- theksoi kryeplaku në fjalën e tij.
“Kemi pirë deri tani ujë nga puset dhe moçali, po tani po pimë ujë nga Mali” -tha Rexhep Memushaj. Këtë dolli do ta ngremë për sebepçiun, ish kryetarin e komunës dhe tani kryetarin e bashkisë z. Përparim Shametaj”. Edhe banorë të shumtë vlerësojnë këtë investim, si për rrugën e asfaltuar dhe ujin e pijshëm si: Fuat Binaj, Delo Meçani, Bektash Aliaj etj. 

05
NJË FSHAT TURISTIK, DHE I PA NJOHUR…
Një fshat turistik, i cilsuar zviceran në komunën e Sevasterit, në bashkinë Selenicë, si një hazine e pa zbuluar deri më tani edhe nga mediat, guidat, por edhe nga politika, është Amonica, ku dora e njeriut, pasioni dhe shpirti; burojnë si uji i Gurrave, për të shërbyer dhe për lënë gjurmë përjetësie, i të zgjedhurve, të cilët përligjin votën e arsyes, duke i dhënë dimensione të reja, nga ku duhet të shohin me sytë e arsyes dhe jo me verbërinë e trurit, të prekim nga afër përkushtimin, investimin, të përkthyer në produktin, ndoshta të pa njohur, sa dhe të munguar deri më tani, jo vetëm brenda hartës së Vlorës!