Afroviti Goge: “Dashuria të bën më të bukur dhe më njerëzorë”

1165
Sigal

INTERVISTA/ Flet modelja dhe ish- “Miss Durrësi 2004”, Afroviti Goge: Princin e dua inteligjent!

Ka marrë pjesë në “Miss Durrësi 2004” dhe prej asaj dite është marrë me modeling. Jeta e saj ka qenë mjaft aktive dhe mund të themi se mbetet një ndër modelet më të preferuara. Elegante, e bukur, plot sharm, ajo asnjëherë nuk abuzon me pijet alkoolike. Ajo me punën e saj solli në Shqipëri ekskluzivitetin e agjencisë ndërkombëtare “Number One Models”. Ushqimi i saj i përditshëm është – Vezë, djathë i bardhë, sallatë, fruta, mjaltë, mish pule ose peshk, perime dhe gjellë tradicionale si edhe shumë ujë e çaj. I pëlqen t’i bëjë pushimet pranë detit, pasi aty ndihet më mirë, më me hapësirë. Shoqërinë nuk e zgjedh sipas gjinisë, por sipas nivelit dhe korrektesës. Sipas saj, modelet më të preferuara janë Cindy Cravvford , Irina Shayk dhe Bar Raffaeli

  Modele një profesion shumë i vështirë po aq dhe i bukur, kush ju nxiti apo ju zbuloi në këtë rrugë?

 Më nxitën mikeshat e mia të gjimnazit dhe motra ime.

      Cila ishte sfilata e parë që morët pjesë, ku dhe si u ndjetë pas sfilatës?

 Sfilatën e parë të them të vërteten s’e mbaj mend se u bën 10 vite që jam në këtë fushë që në 2004-n, por hera e parë që jam ngjitur në skenë ka qenë në konkursin e bukurisë të qytetit “Miss Durrësi 2004” dhe kam ndjerë shume emocion.

      Në sa sfilata keni marrë pjesë dhe cilat kanë qenë vlerësimet?

Janë shumë, nuk më kujtohen, vlerësimet kanë qenë të mira pasi karriera ime zgjati 10 vite e falë Zotit, çdo vit është në përmirësim.

 A jeni ndjerë ndonjë moment keq në këto sfilata?

 Jo s’mbaj mend të jem ndjerë keq. Kam qenë e dashuruar me këtë “profesion” ta quajmë në thonjëza dhe kam shijuar çdo moment të tij.

 A ka hapësirat e duhura Shqipëria për modelet?

 Fatkeqësisht ende jo. Pikërisht kjo është një ndër arsyet që unë solla ekskluzivitetin e agjencisë ndërkombëtare “Number One Models” për të zbuluar modelet shqiptare e ata të punojnë si profesionistë në të gjithë botën

 Cilat janë top -modelet që ju keni më për zemër?

 Cindy Cravvford, Irina Shayk dhe Bar Raffaeli

 Thuhet se modelet bëjnë një regjim të fortë, ushqimi, pra dieta, a nuk kaloni në anoreksi?

 Ka pasur edhe raste të tilla, por nëse ushqehesh shëndetshëm dhe ushtron palestër nuk kalon në anoreksi dhe fiziku qëndron në formë.

 Cila është dieta juaj ditore?

Vezë  djathë i bardhë, sallatë, fruta, mjaltë, mish pule ose peshk, perime dhe gjellë tradicionale si edhe shume ujë e çaj.

 A e shkelni regjimin ditor të ushqimit dhe në cilat raste?

Sigurisht që, e shkel në raste festash ose mbrëmje festive ose fundjavave me miqtë.

Një trup perfekt, keni menduar ndonjëherë për operacion plastik?

Momentalisht jo, por pasi të bëhem mami pse jo. (qesh)

Keni menduar ndonjëherë për plazh nudo?

Jo. As nuk i kam frekuentuar ndonjëherë.

 Rrobat e plazhit të preferuara?

Victoria Secret Pink me shumë ngjyra.

 A pini duhan dhe alkool?

Me raste festash, po shumë rrallë.

 A jeni e dashuruar dhe çfarë është dashuria për ju?

Jam e dashuruar me familjen time dhe punën time.

Dashuria është ajër, pa të s’mund të jetosh.

 Si e mendoni mashkullin ideal?

 I suksesshëm dhe me sens humori.

 Pëlqen një mashkull të bukur, me para apo inteligjent?

 Si i bëhet për të trija (shaka) sigurisht inteligjent! Bukuria është relative dhe paraja sot e ke e nesër jo.

 A ka moshë ky profesion?

Po. Zakonisht nga 15 vjeç deri në të 30-tat

 Çfarë bëni në kohën e lirë?

Udhëtoj, lexoj dhe ushtroj sport!

Jeni supersticioze?

Jo, besoj tek puna dhe mendja ime.

 Jeni xheloze ndaj femrave brenda profesionit tuaj?

Kam ego profesionale, por kurrë xhelozi të sëmurë.

 Kur ndiheni keq?

Kur më gënjejnë pa arsye.

 Ke gënjyer ndonjëherë?

Kam bërë ndonjë gënjeshtër të bardhë.

 Me kë të pëlqen të shoqërohesh më shumë me femra apo me meshkuj?

Për mua ka rëndësi njeriu jo gjinia. Qoftë me meshkuj, qoftë me femra, kur ka njerëz të mirë ndihem mirë.

 Ku të pëlqen t’i bëni pushimet në mal apo det?

Në det. Jam rritur në det dhe nuk e zëvendësoj me asgjë. Deti ka hapësirë, ka ajër, ka ngjyrë të bukur frymëzues.