Adonis Filipi:Henri i VI ka shumë tragjedi, anarki, rebelim

699
Sigal

INTERVISTA/ Flet regjisori i  dramës “Henri i  VI”  të Shekspirit, pjesa e dytë , Adonis Filipi

Sipas dramës  së Shekspirit Henri VI ishte shumë i ri në moshë dhe shumëkush në oborr mundohej ta joshte për të qenë sa më pranë kurorës.  Ndër të shumtit ishte Ëilliam de la Poli, Konti i Safolkut, i cili me çdo kusht synonte të ndikonte tek mbreti dhe për këtë shfrytëzoi njohjen me mbretëreshën e re. Fisnikëria angleze tashmë ndahet në kampe dhe beteja e Shën Albanit është ajo që do të vendosë për fatin e kurorës. Momenti tragjik. Vjen një moment  që Duka i Somersit vritet nga Rikardi. Klifordi i Ri, babai i të cilit është vrarë nga Duka i Jorkut. Pas këtyre momenteve dramatike fillon dhe lufta 100 -vjeçare midis Trëndafilave të Anglisë. Aktorët që do interpretojnë janë: Bujar Asqeriu, Yllka Mujo, Fatos Sela, Ahmet Pasha, Vasjan Lami, Mehdi Malka, Sokol Angjeli, Arben Derhemi, Gjergj Mena. Kostumografia, nga  Anila Zajmit, skenografia Genc Shkodranit dhe muzika Fatos Qerimajt, Shfaqja në vitin 2012 udhëtoi në drejt Londrës, ku foli shqip në Festivalin Botëror të Shekspirit.

  Çfarë përbën për një regjisor vënia në skenë e dramës së Shekspirit Henri i VI-të pjesa e dytë?

 Unë do thosha që së pari që të marrësh përsipër të vësh një vepër  artistike  aq më tepër kur bëhet fjalë për Shekspirin, është  një përgjegjësi e jashtëzakonshme kreative artistike, për çdo krijues. Aq më tepër kur kjo vepër ishte me porosi për tu vënë  në skenën nga organizatorët e Festivalin Botëror të Shekspirit të zhvilluar në Londër,  sigurisht ishte një vepër e orientuar dhe e afruar prej tyre, për premierë, pavarësisht se kjo vepër nuk është vënë nga asnjë trup teatri që në krijimin e saj për mua përbënte një sfidë të dyfishtë. Por e rëndësishme  që është një përgjegjësi e madhe kreative, por njëkohësisht  është dhe një privilegj të punosh me dramaturgjinë e Shekspirit, për genin kreativ dhe provokativ që ai të ofron.

 Ku ishte pjesa më e vështirë për realizimin nga ana regjisoriale të kësaj vepre Shekspiriane?

 Faktikisht, duke biseduar me kolegët dhe me shekspirologë  me të cilët  kam biseduar (në prag të përgatitjeve për shkuarjen në Londër) qoftë ata serbë apo amerikanë, për këtë pjesë ata përpiqeshin të më qanin hallin në pikëpyetje të gjetjes  së figurës që përcillte në kreativitet figura  e Xhek Keidit, që  e shikonin si një nga problemet më të mëdha kreative për vetë  strukturën e veprës, pasi kjo figurë kërcet (si shumë  figura të tilla të Shekspirit) për të trajtuar një figurë rebele si ajo e Xhek Keidit Unë mendoj që pikërisht  që kjo shkallë vështirësie u parakalua, me sukses. Fakti që figura e Xhek Keidit në mënyrë të veçantë është përcjellë  me shumë vlerësime si brenda dhe jashtë vendit unë mendoj se kjo  vështirësi është tejkaluar dhe është tejkaluar me sukses.

  Pse këtë rol ja besuat Bujar Asqeriut?

 Faktikisht kur ndërtohet një vepër teatrore, artistike, përveç kërkimeve ideore që regjisori bluan në mendje se si ta ndërtoj veprën e ardhshme, sigurisht ai do ta materializoj atë nëpërmes aktorëve. Dhe kur flasim  nëpërmjet aktorëve, ai do të shikoj ato pika që duhet të  mbajnë peshën dhe pikën nevralgjike në pikëpamjen regjisoriale që duhet të përcjellë rolin me emocion tek spektatori pra ata aktorë që duhet të jenë sa më organik në përcjelljen e karaktereve të personazheve.  Në këtë  kontekst them se figura e Xhek Keidit kërkonte një figurë potenciale.  Një aktor kreativ, por edhe një aktor me shumë eksperiencë. Padyshim zgjedhja ime shkoi në një ndër aktorët më të mira që ka sot teatri që është Bujar Asqeriu.

 Ju jeni i kënaqur me realizimin e roleve që nga Bujar Asqeriu dhe më tej?

Absolutisht jam i kënaqur. Për mua  ka qenë privilegj që të punoj me Bujar Asqeriun dhe me trupën tjetër, pasi me Bujarin kam pasur dhe një eksperiencë tjetër me  “Elektrën” dhe ajo ka qenë shumë pozitive.  Ky lloj testimi arriti në këtë lloj kuote ku unë  figurën karizmatike që përmban në vetvete Xhek Keidi t’ja jap Bujarit ndërsa Henri i VI  dhe atë të Mbretëreshës ua besova (atë të Henrit dhe Mbretëreshës Margaret) dy aktorëve të rinj Indrit Çobani dhe Mira Hysaj.

  Flitet për një dramë të shkruar para shumë shekujsh. Çfarë roli ka luajtur kostumografia, muzika dhe  skenografia në këtë dramë për t’ju përshtatur kohës që është shkruar vepra?

Problemi është ky që për çdo krijues  ka një qëndrim për veprën që ai përzgjedh, sa  e  gjen veten tek ajo dhe kush janë shqetësimet, shqetësimet që ai dëshiron që t’i përcjellë. Në këtë kontekst ka mendime nga më të ndryshmet, por nga mënyra se si e pashë unë Henrin e VI, ku mbizotëron konteksti historik,  që merret nga  lufta e gjatë e “Trëndafilave” unë u përpoqa  të përcjell në skenë brendinë që ka vepra nëpërmjet filtrit tim, asaj  eksperience, atij realiteti që të gjejë qasje, ky kontekst historik me kontekstin tonë, me realitetin tonë. Vepra ka shumë degëzime, pasi ka shumë intriga, shumë, prapaskena, por mbi të gjitha ajo duhet të krijojë kountinacion. Kjo është mënyra se si unë e kam parë veprën.  U përpoqa përmes filtrit tim për të parë  një realitet ku njerëzit, politikanët, hanë kokat me njeri tjetrin, krijojnë prapaskena, intriga  deri në prerje kokash, në eliminime të njeri tjetrit, dhe kur pushteti në rastin konkret të një Mbreti të dobët, në kuptimin e administrimit të një shteti, të një mbreti të brishtë,  të paaftë për të drejtuar Guverrnon, qeverinë e një vendi, fillimisht ai lë të lëvrojë mbretëria e kaosit,  e anarkisë,  që të çon dashur pa dashur në rebelim popullor. Të mos harrojmë  ne çfarë kemi kaluar  ne në 1997. Pastaj është dhe këndvështrimi im karshi tekstit. Kostumografia nga  Anila Zajmi, skenografia Genc Shkodranit dhe muzika ishin në harmoni me idenë time. Duhet të themi se regjisori  për të materializuar idenë e vetë për ta  çuar veprën drejt figurës dhe performancës, ai duhet  të punojë dhe operojë me aksesorët  që dashur pa dashur idetë e tyre të  jenë brenda idesë së regjisorit,  por duke marrë në konsideratë dhe kreativitetin dhe individualitetin e tyre.  Në rastin  konkret ideja ime me të tyre u përputh që në fillim, pra si kostumografia, skenografia, muzika ishin brenda idesë sime, drejt kërkesës regjisoriale.  Bashkëpunimi ynë ka qenë i frytshëm. Këtu rol ka luajtur  Xhorxhia Madama për lëvizjet skenike. Eksperienca e saj ishte shumë elegante, fine dhe korrekte. Vetë vepra ka  një dimension të jashtëzakonshëm, pasi është reduktuar, pasi gati gjysma e saj përcillet, pra është kompensuar, për të përcjellë këtë këndvështrim që sqarova më sipër, gërryerjen e pushtetit, prapaskenat, ambiciet për pushtet dhe kur kjo luftë  e brendshme për pushtet kalon caqet dhe kufijtë e saj i lë vend të lirë kaosit, rebelimit.

  Faik Ballanca (1945-1977)

Lindi dhe vdiq në Tiranë në një familje intelektuale të ardhur nga Dibra e Madhe. Pasi kreu gjimnazin dhe mbaroi Fakultetin Histori-Filologji (dega e gazetarisë), punoi gazetar e redaktor në gazetën “Zëri i Rinisë”dhe në revistën letrare “Nëntori” të LSHASH-së.

Që nga viti 1962 nisi të botonte tregimet e para dhe të përkthente e të botonte prozë nga gjermanishtja, italishtja e frëngjishtja. Edhe pse e ndërpreu krijimtarinë letrare në moshë të re, F. Ballanca arriti të krijonte individualitetin e veçantë si shkrimtar i vërtetë i mirënjohur, në sajë të kulturës së gjerë, intuitës së hollë artistike dhe skrupulozitetit krijues.

Vepra të botuara të Faik Ballancës

 Rrëmbimi – tregime (1970)

Mbasdite të lagura – tregime (1971)

Katër orë larg shtëpisë – novelë (1972)

Shtigje me helm – novelë (1972)

I fundit – novelë (1972)

Letra anonime – tregime e novelë (1973

Pritësit e rrufeve – tregime e novelë (1975)

Tregime të zgjedhura (1976)

Perëndia e shtëpisë –  tregime e novelë (1985)

Nomeja e largët – roman (1989)

Kënga e fundit e Marko Boçarit – novelë (2002)

Mbama pak pallton çun – tregime të zgjedhura (2003)

Kënga e fundit e Marko Boçarit dhe tregime të tjera – (2008)