Adem Saranda/ “Pështymën e bëra pis”

180
Kam ca kohë bëj si garip, 
S’di kë pështyj dhe pa grip, 
I ziu ekran ç’po heq, 
Ka si unë vallë shumë pleq? 
S’di kë të pështyj më parë, 
Direkt mua s’më kanë ngarë, 
Do më thoni pse i nget, 
Pse s’zë gjuhën ç’ke që flet? 
Po ç’të bëj mor s’më durohet, 
Prisja dritë po errësohet, 
Prisja mirë e prisja shpresë, 
Këtu çdo qenie po vdes!
Dhe kuriozët do më thonë, 
Pse pështyn e çfarë kërkon, 
Pse veten në hon e shtyn, 
Kë mallkon e kë pështyn? 
Unë pështyj çdo gjë të shtrembër, 
Kë hiqet burrë, po është femër,
E derdh pështymën si gurra, 
Për gratë që sillen si burra. 
T’ju them kë pështyj më shumë, 
Ku e hedh pështymën lumë, 
Ku më del pështymë e rëndë, 
Te seancat në Kuvend.
Ekrani është bërë si hartë, 
Më marrtë dreqi më marrtë, 
Pështyj pozitë-opozitë, 
Shaj e mallkoj perënditë. 
Pështyj ministra- deputetë, 
Dalin premtojnë si profetë, 
I shoh, më vjen për të vjellë, 
Na e ngulin thellë e më thellë, 
Pështyj politikën mbarë, 
Po pështyma më është tharë, 
Më është tharë e merrni vesh ? 
Se na zuri gjuha lesh. 
Pështyj opinionistë e gazetarë,
Si hienat vënë në garë, 
Padronëve po ju bëjnë hije, 
Pjellë murtaje, mbjellës lije. 
Pështyj prokurorinë, pështyj gjykata, 
Pështyj reformën më të gjatë, 
Pështyj Venecian,evropianët, 
Pse dëgjojnë këta tanët?
Dhe pak do u pështyj mor zullumqar, 
Se pështyma më është tharë, 
Kur do bëhet ky mut-shtet, 
Kur do zgjohet ky milet?! 
Kur vallë do zgjohen të tërë, 
T’i bëjmë të shkojnë në gjilpërë, 
Kur të liqtë s’do t’i lusim, 
Dhe me pështyma t’i mbysim, 
Pse s’më dëgjoni si plak, 
Jemi shumë, ata janë pak, 
Kur do t’i pështyjmë mirë, 
Kur s’do bëjmë më sehir?
Kur do mblidhemi një grusht, 
Ta marrë vesh kush ka lind pusht, 
Dhe pse s’ka vesh e s’dëgjon, 
Se ky popull keq lëngon. 
Po e mbyll me pak humor, 
Veç humorin kam në dorë, 
Një natë pështyja deputet derrin, 
E hëngri Tomi me Xherrin.