Adele, jep lajmi e shumëpritur në Australi: ”Tani jam një grua e martuar’’

517
Pas shumë zërave tani lajmi është zyrtar: Adele është një grua e martur. Lajmin e ka zbuluar vetë Adele, nga skena e një koncerti në Australi.

Këngëtarja, e ka bërë dasmën në sekret të plotë me të fejuarin e saj historik Simon Konecki, i cili është edhe babai i djalit të saj Angelo (4 vjeç).

Me këtë rast ajo ka zbuluar edhe misterin e fshehur prapa hit-it ‘Someone Like You’, të cilin ajo ja ka kushtuar bashkëshortit.

‘Po përpiqesha të kujtoja sesi ndjehesha në fillim të lidhjes, e cila inspiroi këtë këngë’, duke ju drejtuar fansave.

‘Një Feeling, që kur e provon për herë të parë, të jep ndjesinë më të mirë që të ka ndodhur në jetë dhe prej të cilës jam bërë e varur’.

‘Sigurisht është një ndjenjë që nuk do ta provoj më në jetë, duke pasur parasysh që tani jam një grua e martuar’, ka sqaruar ylli, duke marrë duartrokitje nga publiku.



Sigal