Adele homazhe për viktimat në Paris gjatë koncertit në New York

495
Kanë qënë të shumtë këngëtarët por edhe personalitete të botës së show bizit apo kinemasë që i kanë kushtuar homazhe viktimave të 13 nëntorit në Paris. Mes tyre është radhitur edhe këngëtarja e famshme britanike, Adele, e cila gjatë koncertit në ‘Radio City Music Hall’, në New York ka mbajtur një homazh për viktimat e akteve terroriste në Paris. Gjatë kohës që këngëtarja performonte këngën ‘Homnetoën Glory’, prapa shpinës së saj janë projektuar imazhe simbol të Parisit, siç është kulla e famshme Eiffel.

Publiku ka reaguar me duartrokitje për të ndjekur më pas në heshtje të plotë këngën homazh. Ditën e sulmit ku mbetën të vrarë 129 njerëz të pafajshëm, artistë nga e gjithë bota u bashkuan në hashtagun prayforparis dhe zhvilluan homazhe për ndër të tyre. Ndërsa grupe se U2 anulluan koncertet e planifikuara në paris dhe Europë.
Sigal