A po jetojmë në një simulacion?

711
Sigal

E keni menduar ndonjëherë se i gjithë qytetërimi jonë mund të jetë thjeshtë rezultat i një simulacioni? E keni menduar ndonjëherë se ky simulacion mund të jetë krijuar nga specie më inteligjente? Keni menduar ndonjëherë se çdo gjë që shohim, prekim mund të jetë e pa vërtetë? Ndoshta të gjithë e kemi menduar nga pak.

Kanë kaluar vetëm 70 vite nga kompjuteri i parë dhe 40 vite nga loja e parë kompjuterikë e quajtur PONG, e cila ishte e përbërë nga 4 vija dhe një katror. Për kohën kjo ishte një harritje e madhe e njerëzimit, simulimi i një veprimi të thjeshtë matematik i paraqitur grafikisht në monitorin e një kompjuteri.

Tani, 40 vite më vonë gjërat kanë ndryshuar eksponencialisht. Lojrat kompjuterike po i afrohen realitetit me ritme shumë të shpejta duke u thelluar shumë në fushën e realitetit virtual. Tani përvec lojrave të aksionit ku ne jemi drejtpërdrejt të përfshirë si lojtarë (Battlefield, Call of Duty) kemi edhe lojra të tjera ku ne kemi mundësi të menaxhojmë një simulaicon kompjuterik të një qytetërimi virtual si te loja THE SIMS .


Nëse në vetëm 40 vite zhvillim dhe në mundemi të krijojmë simulime kompjuterike fotorealistike tre dimensionale të  këtij realiteti që jetojmë të cilat për nga ngjashëmeria janë shumë afër asaj që shohim sot, pse të mos mendojmë se në 10,000 vitet e ardhshmë të cilat në shkallën evolucionare sjanë asgje, të kemi harritur në pikën e të krijuarit një simulaicon qënjesh virtuale të cilat kanë mundësi të mendojnë, shikojnë, ndjejnë, prekin, shtohen virtualisht etje.

Këtë mendim a ndajnë edhe disa sipërrmarrës të mëdhenjë. Një nga këta është Elon Musk, ish CEO i paypal dhe tani CEO i kompanive SpaceX dhe Tesla Motors. Në këtë intevristë ai shprehet se është 1 në 1 milion  mundësia që ky realitet që po jetojmë të mos jetë një simulim.

Sipas kësaj llogjike pse të mos mendojmë se nëse ne pas 10,000 vjetësh do kemi mundësi të krijomë simulime origjinale të qytetërimit tonë, dikush që ekziston shumë miliona vite para qytetërimit tonë dhe është shumë herë më inteligjent ti ketë krijuar këto simulimë që më parë dhe një prej këtyre simulimeve të jemi edhe vet ne.