A mund të ngelesh shtatzënë gjatë ciklit menstrual?

3483
Shtatzania është proçesi që ndodh kur sperma e mashkullit takon vezën e femres dhe veza e fekonduar më pas ngulitet në muret e mitres nga ku zhvillohet fëmija.
Kështu pra, çdo lloj seksi ku sperma hyn në vaginë mund të rezultojnë në shtatzëni; edhe atëherë kur penisi është afër, por jo brenda vaginës kur ai ejakulon. Nuk ka rëndësi se në cilën pozitë jeni, një gjë që duhet kuptoni është se: Sperma + veza + ngjitja në mitër= shtazani.
Por sa janë gjasat që një grua të mbetet shtatzënë nga seksi i pambrojtur? Kjo varet se në cilën ditë të ciklit ajo është.
A mund të mbetesh shtatzëne gjatë ciklit menstrual?
Përgjigja shkurt është PO! Nëse ke perioda (menstruacione) të rregullta, ke më pak gjasa të mbetesh shtatzëne, por kjo nuk do të thotë se është e pamundur.
Si e dimë se nuk është e pamundur? Epo janë bërë disa teste për të gjetur të ashtuquajturat “ditët standarde” ku femrat kanë pasur seks të pambrojtur në kohë specifike gjatë ciklit të tyre, duke përfshirë këtu edhe kur ishin me perioda (menstruacione), dhe një prej katër femrave kanë ngelur shtatzënë duke përdorur këtë metodë. Pra, mbani mend nëse vërtet nuk dëshiron të mbetesh shtatzënë atëherë duhet të bësh seks të mbrojtur përndryshe gjasat janë se mund të mbeteni shtatzëne në cilëndo ditë të ciklit tuaj.
Si mund at dimë nëse periodat janë të rregullta?
Periodat e rregullta (menstruacionet) janë ato që vijnë rreth të njëjtës kohë çdo muaj. Shumica e femrave kanë cikël që zgjat mes 25 deri 28 ditë, por ka prej atyre që kanë cikël deri në 35 ditë dhe edhe ky është cikël i rregullt menstrual!
Ja se si mund ta dish nëse ke perioda të rregullta:
Hapi 1: Fillo numërimin nga dita e parë që fillojnë periodat (dita kur ju vijnë menstruacionet) dhe kjo është dita e parë e ciklit.
Hapi 2: Numri çdo ditë pas saj deri sa prapë të keni periodat (ju vijnë menstruacionet) e ciklit të ardhshëm.
Hapi 3: Fillo prapë nga e para. Kjo është e gjitha!
Hapi 4: Përdor çdo aplikacion që regjostron dhe ju njofton për ciklin tuaj mentrual.
Nëse numëron për disa cikle dhe e sheh që periodat vijnë zakonisht në numër të njëjtë ditësh atëherë mund të themi se ke periodat të rregullta. Mos harroni se jo secili cikël do të jetë në numër të njëjtë ditësh, por mos u shqetësoni – është normale që të keni pak ditë më pak apo më shumë nga një cikël në tjetrin.
Sigal