A e dini se për çfarë shërben sirtari i fundit tek furra?

83

Shumica nga ne në këtë sirtar lëmë gjëra nga më të ndryshmet, duke nisur nga qeset, gazetat, por edhe sende të tjera, siç mund të jenë pincat, kaçavidat apo edhe enët shtesë. Pra, e përdorim sirtarin e furrës në bazë të nevojave tona.
Por a e dini se cili është funksioni i tij i vërtetë dhe për çfarë e kanë krijuar ekspertët këtë sirtar?
Normalisht, duhet të mbahet i pastër, pasi ka një funksion të mirëmenduar, duke qenë se edhe materiali me të cilin është ndërtuar, e ka një arsye pse është i tillë. Bëhet fjalë për të ruajtur ushqimin të ngrohtë deri në dy orë pasi e keni gatuar atë.