95-vjetori i Bibliotekës, Rama: Projekt për transformimin e hapësirave të saj

539
Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë ka kremtuar sot 95-vjetorin e themelimit të saj, ku i pranishëm është kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë, botues, studiues, lexues dhe dashamirës të artit dhe kulturës, e të tjerë. Kryeministri gjatë fjalës së tij, premtoi se qeveria do të zhvillojë një projekt të ri për të transformuar hapësirat e bibliotekës.
“Do ia rikthejmë Bibliotekës Kombëtare pjesën e amputuar nga barbarizmi. Për të zhvilluar një projekt të ri dhe për të transformuar më tej këto hapësira dhe duke inkurajuar punën e drejtores së Bibliotekës Kombëtare. Deri në vitin 2013 kishte vetëm një aparat të vogël biblioteka kombëtare, kurse në vitin 2014 shpenzuam 300 mijë euro për dixhitalizmin e librave.
Jam shumë i kënaqur që disa plagë të thella dhe shumë dekurajuese të hapura gjithë këto vite në organizmin e sistemit tonë të kulturës duke ndërhyrë për të transformuar hapësira në funksion të kulturës duke pasur një muze të denjë të standardeve më të larta bashkëkohore duke ekspozuar pasuritë më të mëdha, si ajo e dinastisë së Marubëve, por dhe për të rikthyer në identitet godinën e Teatrit ‘Migjeni’, një godinë me vlera në traditën tonë, duke ndërhyrë për të rikthyer një institucion me standarde të plota bashkëkohore të teatrit të Korçës, dhe transformimet në të do të jenë spektakolare.
Por dhe muzeu i ikonave, që më në fund do i japë një shtëpi veprave të artit dhe duke bërë të mundur nisjen e projekteve shumë të rëndësishme në një mjedis të standardeve evropiane të teatrit, një projekt inovativ tanimë të realizuar që kërkon tani vetëm zbatim. Kemi financimet dhe po presim zbatimin”, tha Rama.
Sigal