91-vjeçarja më e fortë se kurrë, hy në librin Guiness për ushtrime gjimnastike

159
Johanna Quaas ka thyer rekordin Guiness si një nga njerëzit më të vjetër në botë që kryen ushtrime gjimnastikore.
91-vjecarja arrin të bëjë ushtrime të ndryshme në paralele, njësoj si të ishte në moshë të re.
Në rrjete sociale po qarkullojnë pamjet të lëvizjeve të saj, ku të gjithë janë të mahnitur me mënyrën se si arrin të ketë energji për të ushtruar.
Prandaj, nga komentuesit Johanna është vlerësuar si një njeri që i frymëzon të tjerët për të ndjekur ëndrrat dhe për të mbajtur trupin në formë.