9 tipet e mamave, po ju ku bëni pjesë?

580
Sido që të jetë, nënat ngelen nëna.
Ju ka ndodhur ndonjëherë që ndërsa jeni në një park lojrash të takoheni me tipe të ndryshme nënash që shoqërojnë fëmijët e tyre? Po nëse nuk ju ka ndodhur, a keni qënë ndonjëherë kurioze të dini se cilët janë tipet e ndryshme të nënave? Le t’i shohim së bashku.
1. Mami “celular”
Atë mund ta njihni shumë lehtë, është gjithmonë me një celular në dorë duke parë të rejat e publikuara në rrjetet sociale, të cilën fëmijët e thërrasin çdo 3 minuta për të parë si luajnë, ndoshta edhe pse mund të jenë duke zhvilluar një lojë të rrezikshme për ta. Kjo nënë është në gjendje të shikojë me një sy fëmijën e saj dhe me syrin tjetër mesazhet që i vijnë në telefonin e saj. Shprehja që ajo përdor më shumë është “Shko të luash”!
2. Mami relax
Janë nëna shumë të qeta, të cilat preferojnë të qëndrojnë ulur në një stol për të biseduar në mënyrë shumë entuziaste me nënat e tjera. Një nënë e këtij tipi mund të “humbë” pas bisedave duke e lënë fëmijën të luajë i qetë, pa i kërkuar shumë llogari në lidhje me atë çfarë është duke bërë.
3. Mami gjidhënëse
Nëna gjidhënëse shfaqet shumë krenare edhe në park për faktin që është duke e ushqyer fëmijën e saj me gji, edhe pse tashmë ai mund të mos e ketë moshën e duhur për ta bërë. Këtë tip nëne mund ta njihni shumë lehtë, pasi për të nuk është problem nxjerrja e gjirit për të ushqyer fëmijëne saj, tashmë të rritur edhe pse mund të ketë përrreth shumë sy që e shikojnë. Dhe nëse e pyet pse e ushqen ende me gji me siguri do të përgjigjet se asnjëherë ai nuk i humb vlerat.
4. Mami e “terrorizuar”
Nëna e këtij tipi mund të jetojë me frikën se në çdo moment mund të ndodhë dicka e rrezikshme me fëmijën e saj, ndoshta një tragjedi. Çdo lodër në park për fëmijën e saj është faktor rreziku, në secilën prej tyre mund të ndodhë një katastrofë, dhe për këtë arsye atë mund të gjeni në çdo moment shumë pranë fëmijës, gati mund t’i qujamë “motrat siameze”, dhe e gjithë kjo për të qënë në gjendje të shmangin “rrezikun” në të cilin mund të ndodhet fëmija i tyre. Ajo mund t’i bërtasë në çdo moment fëmijës për të treguar kujdes ndërsa është duke luajtur, për ta bërë këtë edhe me fëmijët e tjerë nëse e shikojnë se janë duke e “tepruar” me fëmijën e tyre. Ndërkohë djali apo vajza e kësaj tipi nëne mund të jetë i veshur me bluzë me mëngë të gjata gjatë një mbrëmje gushti, sepse sipas tyre është duke fryrë një erë e lehtë dhe e “rrezikshme” për shëndetin e fëmijës.
5. Mami e zhytur në lojë
Këtë tip nëne e ke shumë të vështirë ta dallosh nga turma e fëmijëve, pasi mund të themi se është ajo që argëtohet më shumë se fëmija. Atë mund ta gjesh duke bërtitur bashkë me fëmijët e vegjël ndërsa është duke luajtur me top apo duke u lëkundur në shilarëse.
6. Mami elegante
Një tip të tillë nëne mund ta shihni të shtyjë një karrocë ndërsa është duke qëndruar mbi taka me lartësi rreth 12 cm. Pamja e tyre është shumë e kuruar, madje në detaj, madje në çdo moment mund të duket sikur sapo ka dalë nga një qendër estetike. Edhe fëmija i saj mund të njihet lehtësisht, duke qënë se mund të jetë i vetmi fëmijë në park që është duke u përpjekur të mos bëjë pisë pantallonat e bardha dhe bluzën e bukur me jakë. Këta fëmijë në përgjithësi jetojnë duke u fshehur në egon e nënës, e cila i “mbron” me anën e shikimeve të fshehta dhe të kudjesura.
7. Mami e stresuar
Kjo nënë mund të njihet për shkak së të bërtiturave që mund t’i bëjë fëmijës së saj të madh, i cili është duke dalë në rrugën kryesore, duke u rrezikuar nga makinat ndërsa fëmija tjetër është duke u përpjekur të gjejë një mënyrë për të hipur në pemën e parkut për të kapur zogjtë. Dhe ndërsa kjo ndodh mund të bjerë nga momenti në moment dhe për pasojë të vritet në këmbë apo duar. Kjo nënë mund të jetë gjithmonë e stresuar duke qënë se fëmijët e saj janë aq të shkathët sa të mos e lejojnë të qëndrojnë disa minuta e qetë, madje as në parkun e lojërave.
8. Mami intelektuale
Kjo është ajo grua e socializuar, e cila nuk e ka problem të lexojë një libër të “Kamy” edhe ndërsa ka sjellë në park fëmijën e saj. Dhe ndërsa flasim për fëmijën, atë mund ta gjejmë shumë lehtësisht pranë saj duke lexuar edhe ai ndonjë libër që pasqyron mendime që do të iluminojnë të ardhen e tij, dhe nëse nëna e tij në një moment i kërkon të shkojë të luajë me bashkëmoshatarët e tij, ai me siguri mund të hedhë një shikim refuzues ndaj tyre për të vazhduar i qetë leximin.
9. Mami “normale”
Ajo është nëna e cila me shumë vështirësi ka gjetur kohën të veshë diçka të bukur për veten e saj apo të rregullojë flokët, ka veshur me dicka të rehatshme fëmijën dhe më pas është drejtuar drejt parkut. Fëmija i saj ka filluar menjëherë të argëtohet me fëmijët e së njëjtës moshë ndërsa ajo është ulur në stol për ta vështruar nga larg. Nëse vëren se fëmija është duke vepruar gabim me bashkëmoshatarët, apo është duke luajtur në një mënyrë të gabuar,ndërhyn për ta udhëzuar në mënyrën e duhur. Fëmijën e saj është e vështirë ta gjesh sipër mureve apo pemëve, megjithatë duket se po argëtohet pa masë. Ajo largohet e qetë për t’u rikthyer në një tjetër ditë, ndoshta kur koha t’ja premtojë sërsih një gjë të tillë.
Sigal