9 mijë euro vetëm për të ndezur pemën e Krishtlindjeve, kaq do të marrë aktorja bukuroshe Manuela Arcuri

572
Sigal

Manuela Arcurit i është ofruar 9 mijë euro për të ndezur dritat e pemës së Krishtlindjeve në qendër të Salernos. Show-girl-ja dhe aktorja italiane ka qenë e ftuar mbrëmjen e së shtunës në qendër te qytetit për të ndezur dritat e festave.

Lajmi është zbuluar nga këshilltari rajonal, Gennaro Saiello, i cili ka folur për një vendim të pabesueshëm dhe absurd nga ana e komunës. Mes të tjerash, është për t’u theksuar se pema e Krishtlindjeve në Salerno, është mes më të shtrenjtave në botë pas asaj të “Rockefeller Center” të Nju Jorkut.

Dhe vetëm pak ditë më parë, Këshilli Rajonal i Kampanias, si dhe guvernatori, Vincenzo De Luca, katër herë kryebashkiak, ka aprovuar për qytetin “e tij” një financim prej 3 milionë eurosh për vendosjen e dritave dhe zbukurimet e qytetit, duke shkaktuar protesta nga ana e komunitetit.

Por indinjatës “politike”, në harkun e pak orëve i është bashkuar edhe populli i ueb-it. Kanë qenë shumta komentet dhe “Tëeet”-et në rrjetet sociale, me zemërim dhe ironi.