9 këshilla për ata që udhëtojnë vetëm

597
Të udhëtuarit vetëm ka shumë avantazhe por të gjitha ata që e praktikojnë një gjë të tillë e dinë se duhet të tregohesh shumë i kujdesshëm.

Një ndër praktikueset e para të të udhëtuarit vetëm, ish-diplomatja dhe korrespondentja, Leyla Giray Alyanak, ndan eksperiencën e saj me ne:
Kërkime paraprake
Të kërkosh mbi vendin të cilin do ta eksplorosh është investimi më i mirë përpara udhëtimit.
Bëni një plan
Nisuni me një plan të qartë por mos hezitoni ta ndryshoni atë nëse gjatë rrugës ju del një alternativë më e mirë.
Tregoni se ku po shkoni
Përpara se të niseni tregojini një miku të besueshëm se ku jeni duke shkuar. Lërini atij një numër kontakti dhe një adresë ku mund t’ju gjejë në rast nevoje.
Guxoni
Përfitoni nga avantazhi i madh i të qenët vetëm dhe vizitoni vendet të cilat keni më shumë dëshirë për të parë, vende të cilat kur jeni të shoqëruar mund të dukeshin fare pa interes tek të tjerët.
Lëreni frikën në shtëpi
Nëse vendosh që të udhëtosh vetëm, një prej gjërave më të rëndësishme është që të lini frikën në shtëpi, sepse në të kundërt udhëtimi juaj do të zgjaste fare pak.
Duhet t’i dilni për zot vetë bagazheve tuaja
Mos harroni se kur udhëtoni vetëm, nuk do të keni asnjë person me vete që mund t’ju ndihmojë për të mbajtur bagazhet tuaja. Prandaj duhet të tregoheni sa më praktikë dhe të mos merrni shumë bagazhe me vete.
Takoni banorët vendas
Flisni me banorët vendas. Do ta shikoni që një gjë e tillë do t’ju vijë shumë në ndihmë sidomos për të gjetur destinacionet më të mira për të vizituar dhe mbi të gjitha me çmime më të lira.
Nuk duhet të dukeni që po udhëtoni vetëm
Askush nuk ka pse ta dijë që ju po udhëtoni vetëm, madje në të kundërt silluni sikur të jeni duke udhëtuar me një grup njerëzish.
Besonjini instikteve tuaja
Nëse udhëtoni vetëm, instiktet tuaja janë miku juaj më i mirë. Besojini atyre sepse mund të rezultojnë pozitive.
Sigal