9 frazat që dëshmojnë se je e dashuruar

599
Ka fjali që tregojnë se ju jeni e dashuruar me dikë. Në fillimet e një lidhjeje nuk e kuptoni se çfarë saktësisht mendoni për atë, sidomos në fillim, ndaj jeni gjithmonë në kërkim të sinjaleve. Këshilla klasike është: Ndiqni zemrën tuaj!
Simptomat që tregojnë se keni rënë në dashuri, në fakt, janë të shumta dhe disa nga natyra verbale.
Këtu janë disa shembuj të frazave tipike të një femre që ka rënë në dashuri:
1.“Sot është një ditë e mrekullueshme!”. Kur jeni të dashuruara zhduken papritmas ditët e trishtuara dhe të këqija. Magjia e dashurisë!
2.“Nuk di se çfarë duhet të vesh!”. Natyrisht, kjo është një frazë që ne femrat e themi shpesh, por kur jemi me dikë e përsërisim vazhdimisht. Sepse duam të dukemi të përkryera për të.
3.“Ndihem pak e shqetësuar!”. Jeni të qeta dhe në qoftë se ju ndiheni të shqetësuar papritmas nuk është për shkak se keni pirë shumë kafe, por ky është efekt i dashurisë.
4.“Kush është ajo?”. Xhelozia është një përbërës që kurrë nuk dështon dhe kur ne jemi në fillim të një marrëdhënie vërejmë me kujdes çdo krijesë femër që vjen pranë njeriut tonë të zemrës.
5.“Mos u shqetëso, merrem unë!”. Gjëja e parë që bëjmë kur jemi të dashuruara është të kujdesemi për të dashurin.
6.“Si të duash ti!”. Ne gratë gjithmonë përfundojmë duke vënë në plan të dytë preferencat tona dhe pastaj lemë atë gjithmonë për të zgjedhur, edhe për ne.
7.“Ke të drejtë!”. Dashuria gjithashtu arrin të na bëjë të lëmë mënjanë arsyet tona dhe t’i japim të drejtë gjithmonë atij.
8.“Mezi pres të vijë e nesërmja!”. Kjo është shprehja tipike kur kemi takim të nesërmen me të dhe duam t’i tregojmë së sa përzemër e kemi.
9.“Le të ikim së bashku!”. Ne e kuptojmë se kemi braktisur statusin tonë si “single” kur flasim në shumës, e ne vetëm duam të bëjmë gjithçka së bashku.
Sigal