8 pasiguri që urreni tek vetja, por partneri juaj i adhuron

79
Pasiguritë më të mëdha tuajat, që e bëjnë atë t’ju dojë edhe më shumë.
Të gjithë kemi pasiguritë tona. Shpesh, edhe pa arsye. Jemi të rrethuar dhe të tejmbushur me standarde të rrepta për veten, shumica e të cilave janë deri edhe absurde. Madje, as modelet nuk na duken më ‘të përsosura’.
Duket sikur nëse nuk i shton apo heq vetes diçka, nuk i përmbush kriteret për t’u quajtur e bukur. Ndaj, femrat vuajnë nga një presion i madh, e shumë prej tyre mund të përjetojnë çrregullime psikologjike, anoreksi, bulimi, për shkak të tij.
Po meshkujt? Ata ndikohen shumë pak nga standardet e revistave. Jo vetëm për paraqitjen e tyre, por sidomos kur bëhet fjalë për tërheqjen fizike që ndjejnë ndaj një femre. Gjërat që femrat mund t’i urrejnë tek vetja, që mund t’i bëjnë ato të ndihen të pasigurta, meshkujt i adhurojnë!
Por edhe sikur të mos t’i donin, nëse një mashkull të dashuron, asgjë tjetër nuk ka rëndësi. Sidoqoftë, ja cilat janë 10 pasiguritë më të mëdha të femrave, që meshkujve u duken të mrekullueshme:
Diçka e tepërt
Ai barku i ‘tepërt’ i rrumbullakët, të pasmet ‘e shëndosha’, kofshët ‘e trasha’… Kush e tha se femra ideale është një skelet? Meshkujve u pëlqen të prekin, të ndjejnë se kanë në duart e tyre një femër, e cila mund të jetë edhe grua.
Fytyra e saj sapo zgjohet në mëngjes
Shumë prej jush mund t’u duken broçkulla, por meshkujt e adhurojnë fytyrën e freskët, të ‘pandotur’ nga grimi, i cili mbi gjithçka tjetër fsheh pafajshmërinë. (Ja një arsye tjetër për të mos fjetur e trukuar!). Sepse ju i dukeni e bukur, në çdo lloj mënyre.
Shija dhe aroma e saj
Për një mashkull, nuk ka asgjë më ndjellëse se aroma e pastër e trupit të një femre. Gjithashtu, shija e nbuzëve, qafës, çdo pjese të trupit të saj. Mos u ndjeni e pasigurt kur ai ju afrohet. Nuk është nevoja e parfumeve! Nëse do të mundeshin, meshkujt do të krijonin një parfum me aromën natyrale të trupit të gruas që dashurojnë (Ka diçka të vërtetë tek libri ‘Parfumi’ i Patrick Suskind).
Trupi i saj i zhveshur në dritën e plotë të ditës
Shumë pak gjëra në këtë botë mund të krahasohen për një mashkull, me trupin e një femre të lëshuar mbi krevat. Ose të mjegulluar nga avulli i ngrohtë i dushit, ndërsa piklat e ujit rrëshqasin duke ravijëzuar linjën e trupit të saj. Ai nuk dëshiron që ju ta fikni dritën. Ai do t’ju shikojë!
Pamja e saj kur sapo ka mbaruar stërvitjen
Nuk ka të bëjë fare me muskujt e tonifikuar; ajo që ai dashuron është djersa, trupi i saj i lagësht; pikërisht kështu. Për të mos folur për streçet e palestrës; nuk ka asgjë më të bukur për të, sesa t’ju vështrojë si ju ngjiten pas trupit, përveçse t’jua heqë, natyrisht.
Mënyra sesi ajo bën dashuri
Ka shumë femra, të cilat ndihen të pasigurta kur vjen fjala tek shtrati (po aq sa meshkujt, ndonjëherë). Por npasiguria është e vetmja pengesë për një seks të kënaqshëm. Kur një femër është e sigurt në vete gjatë marrëdhënies, e bën atë të lërë mendjen pas saj.
Ajo me atë fustan veshur
Me atë fustan, cilido qoftë ai. Edhe ai i shëmtuari, i gjeri, i njollosuri, që ajo vesh nëpër shtëpi kur bën punët. Edhe ai i kuqi, i shtrenjti, që kishit veshur për ditëlindje. Nëse një mashkull ju do, di se si ta shikojë bukurinë e trupit tuaj edhe nëse vishni një thes. Edhe nëse fustani i vjetshëm ju rri ngushtë, sepse keni vënë ca kile.
Hunda e saj e kuqe nga gripi
Sytë e saj të përlotur nga gripi, dhe pamja e brishtë e dikujt që ka nevojë për përkujdesjen e tij. Frika më e madhe e femrave, është që ai ta shikojë në gjendje të keqe. Por nëse ai ju do, ju dashuron në të mirë e në më të keqen tuaj. Lëreni të përkujdeset për ju; nuk do të ndihet i detyruar.