8 ide grimi për Halloween që nuk janë aspak si gjithë të tjerat [FOTO]

1660
Sigal

Na vjen keq, por nuk mund t’ju lejojmë më të bëheni si mace apo “Black Swan” këtë Halloween. Dhe nuk ka asgjë më të” frikshme” se sa të ecësh nëpër rrugë dhe të shohësh vajza të tjera të trukuara me të njëjtin personazh që keni zgjedhur dhe ju. Kështu ne kemi disa ide interesante, që për më tepër nuk janë dhe të vështira, por e sigurt që janë të veçanta. Hidhini një sy më poshtë.

Klloun

Kllaunët nuk kanë pse të jenë të frikshëm. Aplikoni këtë grim abstract duke pikturuar fytyrën me pika me ngjyra në pjesën e syve. Nëse doni të shtoni diçka, një hundë e kuqe nuk do ishte ide e keqe.

tks.jpg

Zanë e pyjeve

Luani me ngjyrën jeshile në pjesën e syve duke i dhënë një efekt si në foto.

mirmua.jpg

Mbretëresha e Diskos

Ngjyra metalike dhe plot shkëlqim dhe efekti është ky:

beauty.jpg

White Wlaker

Frymëzuar  sigurisht nga seriali “Game of Thrones”, të gjitha fanset e tij do e aprovonin 100% këtë grim.

claropsyche.jpg

Vajza e luleve

Për të gjitha ato që janë paqësore dhe në “paqe” me të vdekurit, këtë Halloëween shfaquni si një hippie e vërtetë.

gabriela.jpg

Elementi i Pestë

Me siguri e keni parë shumë kohë më parë filmin “Fifth Element” dhe ju ka ngelur në mendje Leeloo, personazhi i interpretuar nga Milla Jovovich. Çfarë prisni? Aplikojeni këtë grim eksperimental edhe ju.

annesophiecosta.jpg

Clockwork Orange

Filmi është shokues, kështu duhet të jeni edhe ju për “Ditën e të Vdekurve”.  Një palë qerpikë fallco në një sy dhe pak ngjyra dramatike dhe jeni gati!

uglyworldwide.jpg

Fytyrë kukulle

Quka në formë zemre dhe një ngjyrë gurkali sipër syve me siguri do bien në sy në festë. 

koakakoala.jpg