7 ushqimet që ju plakin më shpejt. Koha për ti thënë lamtumirë!

924
Ajo që ne konsumojmë, ndikon në pamjen tonë, duke filluar që nga lëkura. Këtë gjë e konfirmon Ariel Ostad, anëtare e “American Academy of Dermatology”.
Të ushqyerit në mënyrën jo të duhur, mund të bëjë të mundur lehtësisht përshpejtimin e procesit të plakjes së lëkurës dhe të dhëmbëve me kalimin e kohës.
Më poshtë është një listë e këtyre ushqimeve që duhet t’i konsumoni me kujdes, për të parandaluar disi një proces që askush nuk e do: plakjen! 
1.Gjërat e ëmbla dhe ëmbëlsirat janë të dëmshme, si për dhëmbët ashtu edhe për lëkurën. Marrja e sheqernave të tepërta, përtej niveleve që qelizat tona mund ta metabolizojnë, çon në formimin e substancave që pengojnë formimin e kolagjenit, proteina që ndihmon në mbajtjen e një lëkure të freskët dhe të re. Pasi të konsumoni diçka të ëmbël, ekspertët këshillojnë që të shpëlani gojën për të mbrojtur dhëmbët tuaj.
2.Alkooli. Kur mëlçia punon mirë, toksinat që mund të prishin lëkurën janë përjashtuar natyrshëm nga trupi. Por nëse mëlçia akumulon toksina dhe nuk arrin t’i nxjerri ato në mënyrë natyrale, fillojnë shumë probleme, të tilla si puçrra në fytyrë dhe rrudhje të lëkurës. Alkooli pengon punën e mëlçisë, duke kontribuar në dehidratim dhe mund të na pengojë që njeriu të mund të pushojë mirë, një aspekt tjetër për të qëndruar të rinj. Për të pasur një lëkurë të shëndetshme, është e rëndësishme që mëlçia të jetë e shëndetshme.
3.Vera e bardhë. Kjo pije ka aftësi të dëmtojë smaltin e dhëmbëve. Vera e bardhë mund t’i bëjë dhëmbët të jenë më të prekshëm ndaj njollave. Këshilla në këtë rast është që t’i lani dhëmbët rreth një orë pasi keni konsumuar verën e bardhë. Në këtë mënyrë shmangni dëmtimin e smaltit. Dhëmbët kanë nevojë për kohë që të rimineralizohen pas kontaktit me një acid të lëngshëm siç është vera e bardhë.
4.Ushqimet e kripura. Shumë ushqime kanë një sodium të papritur, të tilla si ushqimet e konservuara. Marrja e tepërt e sodiumit nëpërmjet ushqimit mund të kontribuojë në mbajtjen e ujit dhe mund të shkaktojë enjtje. Pra, ju nuk duhet të shmangni ushqimet e konservuara por edhe kripën e tepërt tek ushqimet që konsumoni.
5. Mishi i kuq. Ky lloj mishi gjeneron radikalet e lira, sipas një deklarate nga “Ostad”. Rdikalet e lira dëmtojnë qelizat e shëndetshme dhe paradalojnë lëkurën të mbrojë veten duke prodhuar kolagjenin. Ekspertët rekomandojnë konsumimin e ushqimeve të pasura me antioksidantë për të luftuar plakjen.
6. Pijet energjike. Këto pije i ekspozojnë dhëmbët ndaj dëmit të smaltit dhe rezultojnë se janë pijet me më shumë acid ndër pijet e sportit. Aciditeti i bën dhëmbët më të prekshëm ndaj njollave.
7. Pijet me kafeinë. I referohet pijeve që kanë në përmbajtjen e tyre kafeinë. Kjo e fundit ka veprim diuretik. Ajo bën të mundur eleminimin nga trupi të lëngjeve të tepërta dhe krijon dehidratim. Për rrjedhojë, një lëkurë e dehidratuar ka të ngjarë që të plaket më shpejt. Për personat që konsumojnë rreg
Sigal