52-vjeç, por duket si 20: Të tjerët kujtojnë se jam e dashura e djalit tim

537
Me lëkurë të pastër e të shkëlqyeshme, me flokë të zinj e të dendur, punonjësja sociale Pamela Jacobs tregon më pak nga sa vjeç është në të vërtetë
Ajo duket si një mama në të 20-tat apo maksimumi të 30-tat, por zonja Jacobs është plot 52 vjeç. Ajo ka një djalë 21 vjeç të quajtur Marley.
Shumë besojnë se ajo gënjen kur thotë moshën e saj.
“Nuk e kuptoj pse nuk më besojnë, kush është ajo femër që do të shtonte vitet e moshës së saj,” thotë Jacobs.
Pamela thotë se edhe mamaja dhe motrat e saj duken më të reja nga janë, dhe kreditet e kësaj rinie të përhershme ia atribuon geneve të mira, dietave të shëndetshme, ushtrimeve gjimnastikore dhe vajit të arrëkokosit.
Ajo kurrë nuk e harron dhe kremin e diellit për të mbrojtur lëkurën e saj. Pamela tërheq edhe vëmendjen e meshkujve të rinj. Në të shkuarën ajo ngatërrohej nga të tjerët, sikur ishte e dashura e djalit të saj.
Por zonja Jacobs që u martua dhe u divorcua në të njëzetat, thotë se nuk ka ndërmend të takohet me një djalë më të ri.
Sigal