5 – vjeçarja që solli në jetë një fëmijë

593
Kur barku i Lina Medina nisi të fryhej, mjekët ishin të sigurt që ajo vuante nga një tumor… në fund të fundit ajo ishte vetëm 5 – vjeç.
Por pasi bënë disa teste, ata zbuluan se në fakt e mitura ishte 7 muajshe shtatzënë dhe pas disa javësh, ajo solli në jetë një djalë të shëndetshëm.
Dhe pas gati 80 vitesh, Lina është ende njeriu i parë në botë që sjell në jetë një fëmijë në moshë kaq të re.
Ajo lindi në një fshat të vogël në Andet e Perusë, nga një familje e varfër, në vitin 1933.
Në moshën 5 – vjeçare, nëna e saj dalloi se të bijës i ishte fryrë barku, pasi ajo ankohej për dhimbje.
Më 14 Maj 1939, ajo solli në jetë një djalë me lindje cezariane.
Të voglit iu vu emri Gerardo, në nder të mjekut që kreu operacionin.
Kur Gerardo lindi, mjekët zbuluan se pavarësisht moshës, Lina kishte organe gjenitale të maturuara dhe vuante nga një sëmundje e njohur si puberteti i parakohshëm.
Besohet se babai i saj kishte kryer incest me të bijën dhe për këtë arsye ai u arrestua.
Megjithatë, ai u la i lirë pak kohë më vonë, për shkak të mungesës së provave dhe deri më sot, identiteti i tij nuk u bë kurrë publik.
Teksa rritej, Gerardo besonte që Lina ishte motra e tij, derisa mbushi 10 – vjeç, kur iu tha se në fakt ajo ishte e ëma.
Gerardo u rrit i shëndetshëm, por vdiq në moshën 41 – vjeçare nga një sëmundje kockash, në vitin 1979.
Lina, e cila nuk ka folur kurrë për shtatzëninë e saj, është ende gjallë dhe është 85 – vjeç. Ajo u martua me bashkëshortin e saj Raul në vitin 1970 dhe më vonë solli në jetë djalin e dytë.
Vërtetësia për rastin e saj është vënë shpesh në dyshim, megjithatë mjekët thonë se kanë radiografi dhe biopsi që provojnë se ishte vërtetë shtatzënë.
Sigal