5 shkurti, dita kur lindin futbollistët e mëdhenj

533
Sigal

Në listën e hartuar nga portali “Futbollistë Profesionistë” rezulton edhe Adnan Januzaj

Pesë shkurti duket se ka një cilësi mitike brenda tij. Kjo, për faktin se ka prodhuar më shumë futbollistë të mëdhenj më shumë se çdo tatë tjetër. Kjo është një listë e disa lojtarëve të lindur, më 5 shkurt. Në listën e hartuar nga portali “Futbollistë Profesionistë” rezulton edhe Adnan Januzaj

 1. Kristiano Ronaldo (1985)

Është thjesht prania e Lionel Mesit në futbollin modern, që i ka kufizuar Kristiano Ronaldon të fitojë vetëm dy “Topa të Artë” deri tani. Portugezi i Realit të Madridit konsiderohet si një nga lojtarët më të talentuar në botë.

 2. Nejmar Jr. (1992)

Nejmar është padyshim një nga lojtarët më të talentuar në botë. Pasi luajti me gjigantët e Santos, braziliani u shit për një shumë rreth 54 milionë euro te Barclona, ku ka fituar një autoritet të padiskutueshëm.

 3. Karlos Tevez (1984)

Djaloshi Karlos Tevez shpërtheu në skenë pasi u përfshi në skuadrën e Argjentinë në Kupën e Botës 2006, Ai ka luajtur për Uest Ham Juanitid, Mançester Juanitid, Mançester Siti dhe tashmë është te Juventusi.

 4. Gheorghe Hagi (1965)

“Maradona i Karapateve”, Xhorxh Haxhi është votuar si lojtari më i mirë i Rumanisë jo më pak se shtatë herë deh ai është një nga lojtarët më të mëdhenj të gjeneratës së tij. E çoi Rumaninë në tre Botërorë dhe tre Europianë.

 5. Adnan Januzaj (1995)

Adnan Januzaj është duke shkëlqyer këtë sezon me Mançester Junaitid. Kosovari 19-vjeçar vlerësohet shumë nga trajneri David Mojes, ndërkohë që, kërkohet nga shumë klube të mëdha europiane. Mund të luajë për Shqipërinë.

 6. Ruben Kano (1951)

Konsiderohet ende një kult në Spanjë, pavarësisht se, ai ka lindur në Argjentinë. Ai ka përfaqësuar Spanjën në Kupën e Botës 1978, pikërisht në një ndeshje kundër Argjentinës, vendit të tij të lindjes. Ka luajtur me Atletiko Madrid.

 7. Xhovani van Bronkhorst (1975)

Xhovani van Bronkhorst fitoi dy tituj kampionë me Barcelonën, pasi u huazua nga Arsenali. Ai kujtohet për golin kundër Uruguait, që e çoi Holandën në finalen e Kupës së Botës 2010, të humbur me Spanjën.

 8. Rodrigo Palacio (1982)

Sulmuesi argjentinas Palasio bëri bujë kur ai lunte për gjigantët e Boka Juniors, çka i mundësoi kalimin te Xhenoa, ku shënoi 35 gola në 90 ndeshje. Prej andej u transferua tek Interi. Është lojtar i Argjentinës.

 9. John Aloisi (1976)

Aloizi është një nga pionierët e futbollit australian. Gjatë karrierës së tij 20-vjeçare ai luajti në Europë me disa klube. Ka shënuar 27 gola me Kombëtaren australiane, me të cilin mori pjesë në Botërorin 2006.

 10. Manuel Fernandes (1986)

Portugezi Manuel Fernandes ka luajtur me Benfikën, Portsmuthin dhe Evertonin, por ai është i njohur më shumë me Valencian me të cilën fitoi Kupën e Mbretit në vitin 2008.