5 rregulla te thjeshta për një tretje të përsosur

619
Shëndeti i trupit varet shumë nga cilësia e tretjes, domethënë, nga aftësia e trupit tonë për të transformuar ushqimin në energji dhe ushqyes, shpërndarë në të gjithë trupin dhe eliminimin e toksinave të dëmshme.
Ja pesë rregulla të thjeshta për tretje të përsosur dhe të ndihesh i shëndetshëm dhe plot energji.
1.Gatimet e duhura
T’i gatuash ushqimet, i bën ato më të tretshme për trupin tonë dhe më të lehtë për t’u transformuar në energji, për shkak se, gatimi është një lloj “para tretjeje”.
Mishi, një ushqim që kërkon më shumë kohë për t’u tretur, duhet gatuar me zjarr të ngadaltë dhe i plotësuar me aroma dhe erëza, pa harruar pak kripë për t’i dhënë shije.
ushqimNdërsa perimet, mund të gatuhen në avull, mënyra më e mirë për të ruajtur vlerat ushqyese, ose të pjekura në tigan, të shijshme dhe krokante.
Fruta të shtrydhura? Të lehta për t’u tretur dhe të pasura me enzima, vitamina dhe minerale.
2.Fuqia erëzave
Erëzat e bëjnë çdo pjatë më të tretshme, përveçse me shije. Në fakt, ato aktivizojnë metabolizmin dhe e ndihmojnë trupin të eliminojë substancat e dëmshme toksike.
Curcuma, për shembull, është një erzë dizintoksikuese që i bën shumë mirë mëlçisë dhe ruan florën bakteriale në zorrë.
Disa erëza përdoren në fillim të gatimit, si dafina, ndërsa të tjera, më delikate, vendosen ën fund të gatimit, si borziloku, kopra, majdanozi.
3.Përtypja
Përtypja e mirë dhe e gjatë për çdo kafshatë, është rregulli më i drejtë që duhet ndjekur. Kjo do ta ndihmojë organizmin tuaj të tresë lehtësisht ushqimin dhe të përthithë siç duhet vlerat ushqimore.
4.Thuaji jo frutave pas vaktit
Frutat kërkojnë kohë për t’u tretur në krahasim me proteinat dhe karbohidratet, dhe lëngjeve të ndryshme të stomakut. Kur merren pas një vakti, ato fillojnë procesin e fermentimit, i cili bllokon tretjen e vaktit të marrë më përpara, do të mbushë stomakun me toksina dhe mukus, duke kompromentuar transformimin dhe eliminimin në fazat e mëvonshme.
Por frutat mund të jenë një shtyse ushqyese në gjysmën e parë të mëngjesit apo paradite.
5.Mos hani shumë
Rregulli i artë është të ngrënit siç duhet, pa u lodhur, për të ndihmuar stomakun të tresë në mënyrë korrekte.
Pak e saktë. Referohen ushqime me përmbajtje të pasur dhe vitamina, që të përpiqet të kufizojë konsumin e ushqimeve të rafinuara dhe sheqerin.
Sigal