5 miliardë lekë për “leksione punësimi”

712
Arjan ZADRIMA

Absurdi/ Edhe 4.9 miliardë lekë për “leksione punësimi” në 25 bashki, por papunësia shtohet!
“Rilindja” deklaron se ka vetëm 80 mijë të papunë, ndërkohë që sa dyfishi i kësaj shifre janë vetëm në Qarkun e Fierit 
Këto ditë, kur kanë mbetur edhe 4 muaj nga zgjedhjet e 18 qershorit 2017, ka shpërthyer “dallga” e demagogjisë me shifrat e punësimeve e të uljes së shifrës së papunësisë, duke deklaruar se ka vetëm 80 mijë të papunë, ndërkohë që në shkallë vendi janë 108 mijë e 325 familje, të cilat trajtohen me ndihmë ekonomike
Papunësia në Shqipëri është futur në një “rrjet propagande” false, të tejmbushur me premtime e deklarime, sikur gjoja “në Shqipëri ka vende pune, por nuk ka specialistë”, sikur gjoja zyrat e shtetit dhe vendet e punës në firmat private, shërbimet publike në mjekësi, energji, polici, ushtri, arsim, kulturë e kudo kanë mbetur bosh sepse në Shqipëri nuk ka forca pune! Nga ana tjetër, shqiptarët e çdo moshe, individualisht e familjarisht, po largohen nga Shqipëria, për shkak të mungesës së punës e për rrjedhojë të varfërisë ekstreme, që pothuajse çdo ditë çon drejt krimeve sociale dhjetëra shqiptarë, të cilët për të ushqyer veten dhe fëmijët, për të blerë “1 kokërr aspirinë”, apo për të shlyer listat e ushqimeve në dyqanet e lagjeve, detyrohen të vjedhin e grabisin dyqane, çanta qytetarësh në rrugë, shkolla, kopshte fëmijësh, automjete, xhepa udhëtarësh nëpër autobusë, qendra tregtare, lekë besimtarësh nëpër kisha dhe xhami e deri vjedhje kapakë pusetash. Zhyten në krime, mbasi janë të zhytur në varfëri ekstreme. kemi pasur rastin të bisedojmë me individë që kanë vjedhur e grabitur “për bukën e gojës”, të cilët na kanë bërë këtë pyetje, që i dihet përgjigja: Me çfarë t’i ushqejmë, t’i mjekojmë e t’i pajisim me libra e veshje fëmijët?! 
Mashtrim për punësimin, falsitet me shifrat e punësimit
Mashtrimi qeveritar i radhës, ishte për shifrat e punësimit të shqiptarëve, duke thënë se “është rritur punësimi” dhe është “ulur papunësia”. Këtë palaçollëk, doli dhe na e “recitoi” publikisht ministri i Punës Spiro Ksera, pikërisht në ditën simbol të “1 Maj”-it, që është dita e punëtorëve. Në një nga tribunat e demagogjisë qeveritare, ky “megafon-ministër” doli e na gënjeu pa pikë turpi se në Shqipëri ka vetëm 143 mijë të papunë! Na gënjeu, se në Shqipëri janë vetëm 1 milionë e 60 mijë persona të aftë për punë! Na gënjeu, se nga 13.7%, shifra e papunësisë është ulur në 13.26%. Po cili është realiteti faktik i papunësisë në Shqipëri, të cilin qeveria e fsheh? Pa bërë komente, po flasim me shifrat reale që përmbledh papunësia në Shqipëri. 

Siç dihet, shifrat zyrtare-qeveritare që publikohen prej kryeministrit, ministrave dhe mediave qeveritare shqiptare, nuk janë aspak reale. Për qëllime të mos bërjes publike të krizës sociale-ekonomike, këto shifra paraqiten shumë të zvogëluara, madje deri në 10% të realitetit që ka papunësia faktike në Shqipëri. Qeveria harxhon miliarda për lyerje e mobilime zyrash pune, kapardiset se po hap zyra të reja pune në çdo bashki e qendër banimi. Por nuk po hap vende pune. premtoi për 300 mijë vende, pune, por ka krijuar edhe afro 95 mijë të papunë nga mbyllja e shërbimeve publike dhe mbyllja e bizneseve vendas e të huaj, të goditur prej taksave të larta dhe represionit faktik me ryshfete që kërkohen prej shtetarëve e politikanëve për licencime, për tenderë e të drejta të tjera ligjore që u takojnë, por që i blejnë, mbasi bllokohen! Këto ditë, kur kanë mbetur edhe 4 muaj nga zgjedhjet e 18 qershorit 2017, ka shpërthyer “dallga” e demagogjisë me shifrat e punësimeve e të uljes së shifrës së papunësisë, “Rilindja” deklaron se në Shqipëri ka vetëm 80 mijë të papunë, ndërkohë që në fushatën e zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit 2013, deklaronte se ishin 1 milionë të papunë! Mos vallë në këto 44 muaj pushtet, “Rilindja”, paska punësuar 920 mijë shqiptarë?! A është e vërtetë, që në Shqipëri, paska vetëm 80 mijë të papunë, kur sa dyfishi i kësaj shifre janë të papunë vetëm në Qarkun Fier?! Po përmendim një shifër: vetëm familje me ndihmë ekonomike, pra që u jepet ndihmë ekonomike, janë 108 mijë e 325 familje në shkallë vendi!
Demagogjia e uljes së papunësisë, 4.9 miliardë lekë fonde për… “leksione punësimi”
Në zbatim të programit të Qeverisë dhe Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë në fushën e punësimit, për vitin 2017 nga Buxheti i Shtetit është akorduar një fond prej 490.000.000 lekë për zbatimin e programeve të Nxitjes së Punësimit. Këshilli Administrativ Trepalësh i Shërbimit Kombëtar të Punësimit mbështetur në VKM Nr. 42, datë 17.01.1998, “Për Miratimin e Statutit të Shërbimit Kombëtar të Punësimit”, i ndryshuar, si edhe në Rregulloren Nr. 1148/11, datë 25.04.2014, “Për Funksionimin e Këshillit Administrativ Trepalësh”, në mbledhjen e datës 14.02.2017, shqyrtoi dhe miratoi detajimin e fondit të buxhetit të shtetit të akorduar për këtë vit për zbatimin e programeve të nxitjes së punësimit,sipas tabelës bashkëlidhur. Shërbimi Kombëtar i Punësimit, njofton të gjithë punëdhënësit e interesuar për këto programe,të kontaktojnë me Zyrat e Punësimit ku zhvillojnë aktivitetin për t’u informuar dhe aplikuar mbi programet e nxitjes së punësimit. Ndarja e fondit për zbatim për vitin 2017
1. Berat: 1 milion, 685 mijë e 42 lekë
2. Kuçovë: 1 milion, 270 mijë e 455 lekë
3. Skrapar: 3 milionë, 445 mijë e 548 lekë
4. Dibër: 3 milionë, 055 mijë e 903 lekë
5. Bulqizë: 3 milionë, 827 mijë e 983 lekë
6. Mat: 1 milion, 081 mijë e 980 lekë
7. Durrës: 9 milionë, 361 mijë e 886 lekë
8. Krujë: 5 milionë, 377 mijë e 835 lekë
9. Elbasan: 8 milionë, 941 mijë e 048 lekë
10. Gramsh: 915 mijë e 990 lekë
11. Librazhd: 2 milionë, 175 mijë e 910 lekë
12. Peqin: 1 milion, 081 mijë e 980 lekë
13. Fier: 9 milionë, 289 mijë e 634 lekë
14. Lushnjë: 3 milionë, 102 mijë e 308 lekë
15. Mallakastër: 1 milionë, 526 mijë e 576 lekë
16. Gjirokastër: 7 milionë, 986 mijë e 015 lekë
17. Tepelenë: 1 milion, 915 mijë e 432 lekë 
18. Përmet: 1 milion, 186 mijë e 635 lekë
19. Korçë: 5 milionë, 635 mijë e 640 lekë
20. Devoll: 1 milion, 560 mijë e 755 lekë
21. Kolonjë: 915 mijë e 990 lekë
22. Pogradec: 3 milionë, 779 mijë e 578 lekë
23. Kukës: 3 milionë, 411 mijë e 543 lekë
24. Has: 1 milion, 729 mijë e 194 lekë 
25. Tropojë: 1 milion, 081 mijë e 980 lekë

Janë lënë pa asnjë qindarkë, 36 zyra pune nëpër bashkitë e kthyera në “kampe” papunësie
1. Shkodër
2. Vau Dejë
3. Fushë Arrëz
4. Pukë
5. Finiq
6. Mirditë
7. Klos
8. Lezhë
9. Kurbin
10. Shijak
11. Vorë
12. Tiranë
13. Kamëz
14. Kavajë
15. Belsh
16. Cërrik
17. Prrenjas
18. Rrogozhinë
19. Maliq
20. Pustec
21. Divjakë
22. Patos
23. Roskovec
24. Urë Vajgurore
25. Poliçan
26. Këlcyrë
27. Vlorë
28. Selenicë
29. Himarë
30. Memaliaj
31. Libohovë
32. Delvinë
33. Dropull
34. Sarandë
35. Livadhja
36. Konispol
Sigal