5 mënyra për t’u dukur bukur me fustan të gjatë

1425
Sigal

Nëse i shtojmë aksesorë të ndryshëm si kapele, çanta, sandale, do të dukemi akoma dhe më bukur sepse janë pikërisht aksesoret që bëjnë ndryshimin nga një veshje në tjetrën…

1. Ndiqni stilin Bohemian duke vendosur bizhu shumëngjyrëshe e duke përdorur sandale të sheshta.

2. Shtoni një xhaketë xhinsi nëse keni veshur poshtë një fustan ‘delikat’.

3. Vishni fustane me ngjyra të ndezura duke qënë se edhe sezoni na e lejon këtë gjë.

4. Nëse jeni duke dalë për një mbrëmje, kombinoni me fustanin tuaj një palë taka të larta!

5. Nëse pëlqeni thjeshtësinë, qëndroni me një fustan njëngjyrësh dhe një palë sandale të sheshta ngjyrë neutrale…