5 Maj përkujtohet dita e Dëshmorëve të Atdheut

1024
Letër origjinale nga Qemal Stafa
5 Maji, dita e vrasjes së Qemal Stafës, është sot dita zyrtare e përkujtimit të dëshmorëve shqiptarë 
Sot 5 Maj përkujtohet dita e Dëshmorëve të Atdheut, Dëshmorëve të Kombit, siç jemi mësuar ti quajmë në shenjë nderi ato njerëz që sakrifikuan jetën e tyre për Atdheun. Dita e Dëshmorëve u vendos të jetë 5 Maji 1942, dita kur u vra nga fashistët, Qemal Stafa, i cili me veprimtarinë e tij u kthye në simbol të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. 

Nga korrispondenza me shokët e shoqet dhe patriotë të shkuem nga mosha

Firenze, 15 Mars 1941
I nderti z. Lef Nosi,
së pari dishiroj të ju tregoj qëzimin shpirtnuer qi më ka shkatuem njoftja
e Juej, qëzim qi jam i sigurtë, nuk do t’a konsideroni si çfaqjen e nji konvenience të zakonëshme por si nji realitet.

Jam interesuem tek prof. Calasso për biblografinë qi intereson çeshtjen e korporatavet. Ai këshillon të konsultoni veprat e Zora-s për sa i përket kërkimit të elementavet bizantine; e veprat e Besta-s për të tjerat pjesë. Si kërkim plotsues mund të konsultoni edhe vepra e prof. Leicht. Sa për Statutet, deri më sot dyqanet ku kam kërkuem nuk kanë qenë në gjendje të më jepshin ndonji kënaqje por më kanë premtuem qi sapo të kenë në dorë ndonji send do të më lajmërojnë, gja qi nuk do të mungojnë të baj unë kundrejt Jush. Pranë antiquarium-it “Bibliopolis” kam gjetë nji histori të Skënderbeut nga Barleti. Shënimet përkatëse i kemi pranë, në katologun e shenuem “Scan-dinavica et Slavica”. Çmimi siç do t’a shihni, asht në franga svicerane dhe duhet të bahet hesap simbas kursit të ditës. Për veç kësaj mund të shihni edhe ndonji vepër tjetër qi mund të ju interesojë. 

Përherë në dispozicion të Juej për sa të ju nevojitet, ju lutem të pranoni shprehjen e nderimit t’em të thellë.
Qemal Stafa
Sefulla Malëshova 
Z. Stala
Gjëmon fjala si kushtrim-
Flet një djalë, djalë trim.
Rreth e qark si yje zjarri
Shokë e shoqe të Qemalit
Po dëgjojmë.
“Ka mbuluar errësira
Fjorde, male e shkretëtira,
Po nga vendi i socializmit,
Po nga Moska, po nga maja e Kremlinit
Shkrep flamur’ i kuq, gjenia
e Stalinit.
Ngjallet shpresa, kudo, shokë,
Ndizet lufta përmbi tokë.
Nga Narviku në Shangaj,
Shkëlqen ylli i partizanit
në Serbi,
Ngrihet flamur’ i lirisë
në Greqi.
Robëria ka pllakosur
Shqipëria e handakosur,
Po në Pezë e Mallakastër
Kërcet pushka partizane
Dhe Partia
Po Kërkon të ngrihet gjithë
Shqipërin”.
Qemal Stafa kështu flet
Natën në Kryeqytet.
Rreth e qark si yje zjarri
Shokë e shoqe të Qemalit
Po dëgjojmë.
Nxin Tirana…dhe spiunët
Po përgjojnë.
Më të ngrysur ditë e majit
Plasi gjaku i Qemalit…
Dridhen larot e Tiranës
Nga buçitja, nga tërmeti i 
Djalërisë…
Atë ditë lindi ylli i Shqipërisë.
Sigal