5 arsye pse uthulla e mollës është e jashtëzakonshme për lëkurën tuaj

864
Vaji i ullirit, qumështi dhe mjati kanë qënë produket më të përdorura në kozmetikë, jo më kot Kleopatra lahej në një vaskë me qumësht.
Megjithatë ka një tjetër produkt që e keni në shtëpi, të cilin mund ta shtoni në rutinën e bukurisë tuaj. Uthulla e mollës është padyshim një product që iu bën mirë për lëkurën, por deri më tani ka qënë shumë pak e vlerësuar. Ja disa arsye pse duhet ta përdorni më shpesh.
Harrojini aknet
Të gjithë e dimë të vërtetën e hidhur: Aknet nuk ikin me moshën. Duke qënë se kjo uthull përmban acid malik, është një agjent antibakterial i posaçëm për të lufutar aknet.
Rrallon njollat e moshës
Uthulla e mollës përmban acide Alfa Hidroksi, të cilat veprojne ne menyra te ndryshme per te permiresuar pamjen e lekures.
Roli me i rendesishem i tyre eshte eksfoliimi, apo zhveshja e siperfaqes se lekures.
Jetegjatesia normale e qelizave te lekure eshte 2-4 jave, por ky cikel rigjenerimi ngadalesohet me kalimin e moshes duke bere qe qelizat e vdekura te transportohen ne shtresat siperfaqesore te lekures.
Alfa Hidroksi Acid-et pastrojne keto qeliza te vdekura duke i lene vendin qelizave te gjalla qe qendrojne poshte, te cilat me pas mundesojne lekuren e re te lulezoje.
Harrojini rrudhat
Duke qënë se lëngu i mollës përmban Vitamina C, por edhe vitamina të tjera, këto ndihmojnë së tepërmi në reduktimin e rrudhave. Kjo sepse Vitamina C stimulon kolagjenin, që e mban lëkurën të tonifikuar dhe i jep rini
Një kurë për lëkurën e yndyrshme
Uthulla e mollës ka një pH të njëjtë me pH e lëkurës, kështuqë nëse pastroni fytyrën me një larës që përmabn uthull mund të balancojë prodhimin e sebum-ës, sasi e tepërt e së cilës shkakton yndyrë në lëkurë.
Lëkurë e zbutur
Uthulla e mollës mund të qetësojë irritimet ne lëkurë sidmos pas djegjes nga rrezet e diellit apo depilimit. Për të qëtësuar lëkurën e kuqe nga dielli përzieni gjysëm gote uthull me katër gota ujë dhe aplikojeni në pjesën e skuqur. Ky trajtim parandalon flluskat në lëkurë.
Nëse keni lëkurë të acaruar nga debilimi, aplikoni një pambuk të pastër të lyer me këtë uthull përreth zonës.
Sigal