4 shenja, që i dashuri po ju dëmton psikologjikisht

519
Ke gjithmonë ndjesinë se diçka duhet rregulluar në marrëdhënien tuaj
Në një marrëdhënie e shëndetshme, me një person të shëndetshëm, marrëdhënia do të zhvillohet në mënyrë natyrale me kalimin e kohës. Por nëse ndjen gjithmonë se ka diçka që nuk shkon, të cilën duhet absolutisht ta “riparosh”, ndoshta nuk je me personin e duhur për të të bërë të jetosh një jetë të qetë.
Ndjen ankth dhe je e zemëruar kur je me partnerin
Kur je me njeriun që dashuron nuk duhet të provosh në pjesën më të madhe të kohës këto ndjesi negative. Nuk duhet të shqetësohesh, zemërohesh dhe aq më pak të ndjesh ankth në asnjë moment të ditës. Nëse partneri të bën të provosh këto ndjesi, atëherë duhet të ndryshosh diçka ose dikë në jetën tënde.
Ndjen nevojën të shtypësh ndjenjat dhe dëshirat e tua
Secili prej nesh ka objektivat dhe dëshirat e tij në jetë. Kemi të gjithë dëshira që shpresojmë që një ditë të realizohen. Kur kemi në krah që nuk na mbështet në realizimin e dëshirave tona, ose që injoron vazhdimisht nevojat tona, ta dini se nuk i shërben aspak për mirë shëndetit tonë mendor.
Nuk ndihesh kurrë rehat kur të duhet të marrësh një vendim
Në një marrëdhënie duhen bërë gjithmonë sakrifica. Do të ketë momente që ti do të bësh sakrifica për partnerin tënd dhe të tjera momente që ai do t’i bëjë për ty. Por nëse ndjen që partneri yt nuk i mbështet zgjedhjet e tua dhe të bën të ndihesh keq atëherë ka diçka që nuk shkon. Reflekto mirë!
Sigal