4 sekrete për t’u dukur sa më bukur gjatë festave

492
Sigal

Femrat në përgjithësi i kap stresi kur bëhët fjalë për ndonjë festë. Mënyra si do duken nga pamja e jashtme i mundon dhe nuk janë shumë të sigurta për veten e tyre. Ne ju sjell disa nga këshillat e ekspertëve, çfarë duhet të bëni për t’u dukur të mrekullueshme në një festë.

1. Kushtojini rëndësi thonjve

Përpara se të shkoni në festë, mos harroni se thonjtë kanë shumë rëndësi . Kombinimi juaj do vërehet direkt sa të tjerët do shikojnë thonjtë tuaj. Kujdesi për pamjen e jashtme, fillon me thonjtë!

2. Lini takim me parukjeren

Nëse keni disa kohë që nuk i prisni, apo rregulloni flokët, ka ardhur momenti që ta bëni këtë gjë. Një model i ri flokësh, krehje apo diçka tjetër, do bëntë që të dukeni të bukura në festë. Mos e neglizhoni!

3. Mendoni si do shkoni në festë

Ky është një detaj i rëndësishëm, pasi nëse jeni të stresuar gjatë rrugës, edhe në festë do dukeni keq. Ana e keqe psikologjike gjithmonë ndikon në pamjen e jashtme.  Prenotoni ndonjë taksi, ose dikush t’ju çojë, sepse nëse e lini për momentin e fundit, do jetë vonë.

4. Nëse keni fëmijë, merrini masat më përpara

Nënat duhet të marrin masa përpara se të shkojnë në një festë. Me kë do i lënë fëmijët? Pasi e kanë të sigurt se me kë do lenë fëmijët,  duhet të fillojnë të mendojnë detajet e festës.