3 këshilla si të mos lëndoheni nga meshkujt e pabesë

1272
Një nga frikërat tona më të mëdha është nëse ia japim dashurinë dikujt i cili tradhëton besimin tonë.
Kjo është ndoshta ajo që ju ka ndodhur. Diçka e tillë i ndodh pjesës më të madhe të femrave.
Për disa mësimi është fiksuar në memorie dhe këto femra nuk i besojnë më lëhtesisht sërish asnjë mashkulli siç kanë bërë më parë. Ato as nuk mund ta çojnë nëpër mend mendimin që të mund të kalojnë sërish një situatë të tillë.
Pavarësisht nëse është një divorc , një gënjeshtër, një çështje apo premtim i thyer, njerëzit që duan të na tradhëtojnë, mund ta bëjnë në njëmijë mënyra të ndryshme.
Por si mund ta mbrojmë veten nga të qënit të mashtruara apo të përfirojnë prej jush
Këtu janë disa ide:
Sigal

1. Mos i beso atij menjëherë

Rënia në dashuri ju bën person tjetër. Kur ju jeni të dashuruar, jeni në një realitet krejt tjetër. Çdo gjë ju duket e bukur, e drejtë. Ato syzet tuaja rozë e transformojnë atë në atë djaloshin që bie para këmbëve tuaja, një hero.
Dashuria është një formë e re e dehjes. Është si një lloj dopamine apo oksitocine që na mjegullon shqisat. Ju nuk mund t’i shihni të dashurit tuaj në mënyrë të qartë, ashtu siç ata janë në të vërtetë por ashtu siç ju don i t’i shihni. Dhe gjatë kësaj periudhë ju shihni vetëm anën pozitive të tyre.
Por vjen momenti që ato syzet rozë e shtrembërojnë realitetin ndaj mos ia jepni dikujt besimin tuaj menjëherë. Mësoni ta besoni ngadalë. Prisni derisa vizioni juaj është i qartë për të dhe të mos shikohet vetëm nga këndvështrimi “i të dashuruarës” në mënyrë që realiteti në fund të mos iu vijë si një kovë uji e ftohtë e hedhur mbi kokë.

2. Mos i beso një mashkulli më shumë sesa ai ju respekton

Besimi dhe respekti shkojnë dorë për dore. Ka njerëz që ju kundërshtojnë duke ju pyetur: “Pse nuk më beson? Nuk më do?” “Ti nuk më do përderisa nuk më beson për këtë”. Por kjo nuk do të thotë që nëse nuk e besoni dikë, atëherë nuk e dashuroni. Pasi ai mund të jetë duke ju manipuluar dhe po e përdor atë në mënyrë që të marrë një abone të besimit tuaj.
Të duash dikë dhe të besosh dikë, janë dy gjëra krejt të ndryshme. Besimi duhet të krahasohet me situata specifike dhe me një histori të provuar.
Një mashkull që ju respekton do ta kuptojë këtë. Ai nuk duhet t’iu bëjë presion për të bërë diçka që nuk dëshironi, por do ta kuptojë se besimi kërkon kohë. Sa më shumë t’iu respektojë aq më shumë e besoni atë.

3. Kur ju i besoni, pranoni rreziqet

Dashuria është një propozim i rrezikshëm. Pavarësisht se sa mund të jeni të kujdesshëm, ka gjithmonë mundësi të gaboni dhe që gjithçka t’iu shkojë keq. Në momentin që dashuroni dikë, jeni të hapur me të derisa të vijë momenti që do të lëndoheni dhe kjo ka një anë tepër negative për ju. Megjithatë arritjet më të mëdha shpesh kërkojnë rreziqe të mëdha. Dështimet mund të kthehet në rrugën drejt fitores.
Ndaj jepini vetes leje të lëndoheni. Pranoni rreziqet që mund t’iu sjellë rënia në dashuri. Besoni se jeni mjaft të fortë për të përballuar diçka të tillë.
Si përfundim duhet të arrin i të kuptoni se pse meshkujt përgjigjen në atë lloj mënyre që e bëjnë marrëdhënien romantike dhe kjo do t’ju ndihmojë të jeni më të kujdesshme dhe të mos lëndoheni.