3 këshilla si të mbani mend çdo gjë që lexoni

617
Nëse doni të mësoni diçka të caktuar, atëherë paraprakisht ju nevojiten dy lloje të njohurisë: Njohuritë rreth lëndës në fjalë, si matematika, historia apo programimi dhe njohuri rreth mënyrës se si funksionon mësimi.
Lajmi i keq është se sistemi jonë i edukimit shpeshherë e shmangë njërën nga këto dyja. Kjo është problematike, duke marrë parasysh se aftësia juaj për të mësuar është përcaktues i madh i suksesit tuaj në jetë, duke filluar nga arritja në nivele akademike e deri te jeta profesionale.
Prindërit dhe edukatorët janë të mirë në kumtimin e llojit të parë të njohurive, por sa i përket llojit të dytë, këtu janë më të mangët.
Prandaj, është e rëndësishme t’i mësoni disa strategji mësimi të cilat me të vërtetë funksionojnë dhe kanë ndikim pozitiv në jetën tuaj.
Detyrojeni veten të rikujtoni
Pjesa më pak e kënaqshme e mësimit efektiv është vështirësia që paraqet. Në fakt, disa ekspertë pohojnë se kur e keni të vështirë të mësoni, ju jeni duke mësuar më së miri, në të njëjtën mënyrë që ngritja e peshave në limitin e kapacitetit tuaj ju bën më të fortë.
Pavarësisht se nuk është e lehtë, është mirë ta detyroni veten ta rikujtoni një fakt. Psikologët këtë e quajnë “efekti testues”: Kur përpiqeni të mbani mend një informacion të caktuar, ju e pengoni procesin e harresës dhe ndihmoni që atë kujtim ta betononi në tru.
Mos ia lehtësoni vetes gjërat…
Në një studim, studentët të cilët kishin lexuar fjalë si “këmbë-këpucë” kishin pasur më shumë vështirësi ta mbanin mend fjalën e dytë sesa studentët të cilët kishin lexuar fjalët e llojit “këmbë-k…cë”.
Këtë fenomen hulumtuesit e kanë gjuajtur “efekti i brezave”.
Bëjeni lidhjen e diçkaje të re me gjërat e vjetra
Aq më shumë lidhje që krijoni mes diçkaje të re që mësoni dhe diçkaje që e keni ditur më herët, aq më shumë kjo do t’ju ndihmojë ta mbani mend më vonë.
Sigal