20 artistë të TKOB në kalendarin e Bebeka Allës për 2016

992
Këtë fillim viti (për herë të 10) grimierja, piktorja dhe fotografja e talentuar Bebeka Alla, sjell për të gjithë punën njëvjeçare të TKOB, një kalendar, me fotot e këngëtarëve lirikë më të spikatur, që kanë arritur rezultate spektakolare në shfaqjet e vitit që kaloi. Ky është pasioni i një pune të mbledhur, ku transformimi i personazheve në skenë është i përkohshëm, ndërsa rolet e tyre në këtë kalendar mbeten të përjetshme. Një ide e veçantë e artistes Bebeka Alla, e cila ka ditur të përcjellë për artistët e TKOB një kalendar që flet me foto sa për mijëra fjalë. Një kalendar i veçantë, një kalendar shumë profesional, ku bie në sy zbërthimi artistik i figurave qendrore të këngëtarëve të operave në kalendarin e vitit 2015, të realizuar me mjeshtëri. Në kalendar janë plot 20 këngëtarë operistikë shqiptarë dhe të huaj, të cilët kanë kaluar nga duart e mjeshtres Bebeka Alla për t’u shndërruar në personazhet e pavdekshme të operave si “Trovatore”, “Toska”, “Falstaff”, “Lucia di Lamermour”, “Kiss me Kate”, “Turandot”, etj, ku veçohen: Inva Mula, Gëzim Myshketa, Ylber Gjini, Mariana Leka, Armando Lika, Erjona Gyzeli, Ledia Sula, Social Baboçi, Great Ushi, Elton Meraj dhe udhëheqësja artistike Abigelda Boshtina 
Të 20 artistët protagonistë të kalendarit 2015, ishin dhurata më e bukur që Bebeka i dhuroi këtij institucioni në këtë fillim viti që ndoshta do të jetë një ogur i mirë për punën e vitit 2016. Puna e TOB-it vitet e fundit ka afruar shumë spektatorin dhe duke sjellë gjithmonë e në rritje shfaqje me nivel të lartë artistik ka bërë që në çdo stinë ambientet e TOB të ziejnë nga njerëzit. Këtë e tregon edhe pjesëmarrja e artistëve të huaj në skenën tonë të Operës dhe baletit, ku në këtë arritje skenike një vend të veçantë zënë edhe portret-personazhet e krijuara nga Bebeka Alla, e cila sipas Ilir Kerrnit: “Është një mjeshtre dhe artiste e skenës, që flet me punë dhe në heshtje”.
Sinqerisht, sipas të gjithë këngëtarëve lirikë, Bebaka Alla është zëri i heshtur i çdo shfaqjeje artistike operistike, ku prej më se 30 vitesh shumë artistë mbajnë firmën e shndërrimit të saj skenik dhe portretet e krijuara prej saj janë mirëpritur dhe janë duartrokitur nga mijëra e mijëra spektatorë, brenda dhe jashtë Shqipërisë. Vetë Bebka kurrë nuk shprehet për punën e saj, pasi i duket sikur punon për bujë dhe reklamë. Në heshtje punën e saj, ajo thekson se, mes artistëve ndihem mirë, pasi arti të zbukuron shpirtin. Ja si shprehen disa prej këngëtarëve dhe artistëve pjesë e kalendarit:
Inva Mula
“Ideja e mikes time, Bebeka Alla, për të prezantuar solistët e operës dhe baletit në çdo muaj të vitit (për disa vite me radhë) është shumë pozitive dhe me një vlerë të veçantë. Solistët e TOB-it vijnë pranë artdashësve në gjininë e artit figurativ nëpërmjet kalendarëve dhe unë mendoj se kalendarët shërbejnë për të afruar publikun gjithmonë e më shumë drejt operës dhe baletit. Unë vetë ndihen e lumtur që për gjatë gjithë vitit 2011 do të jem pjesë e juaja”.

Ermir Dizdari-dirigjent
Kam vite që e njoh dhe që shoh nga afër punën e Bebekës dhe gjithmonë befasohem. Korrekte deri në “bezdi”, koherente deri në pabesueshmëri. Gjithmonë fantazon që idetë e saj ti vendos në funksion të punës, profesionit, zhvillimit dhe performancës moderne të operës. Ajo flet pak, por me punë thotë shumë. Fjala tek Bebeka është puna, fakti, risia, dokumenti. Nuk e di se i sajti vit është që ajo na sjell nga afër një kalendar të ri, por di të them me siguri, se ajo dallon në punën e TOB, rolet dominant, artistët e spikatur, performacën e respektuar nga spektatori, finesën e interpretimit. Këtë mund ta bëjë një artiste, që dhe punën e të tjerëve (që është një pjesë e punës së saj) e sheh me atë përgjegjshmëri dhe dashuri si të sajën. Kushdo në botë dëshiron të jetë pjesë e një kalendari, se në të janë rolet e tij, puna e tij, suksesi i dukshëm që përjetësohet dhe ngelet si dhuratë familjare në çdo ditë të vitit dhe një koleksion i pavdekshëm në bibliotekën familjare. Arti i mirë bëhet vetëm nga artistë të mirë që çdo punë e bëjnë me dashuri. 

Ilir Kerni, Drejtor i TKOB
Tashmë Bebeka këtë lloj pasqyrimi e ka kthyer në art. Pasqyrimi i kësaj periudhe 2 vjeçare është fiksuar me mjeshtëri nga autorja nëpërmjet aparatit fotografik dhe renditjes në kalendar. Përveç vlerës artistike të pa diskutueshme që ka çdo moment i fiksuar në fotografi, do të thosha se për mua është një kontribut i madh që i behet teatrit nga njerëz që janë të lindur për teatrin. Pa memorie çdo gjë vdes. Parë në këtë këndvështrim autorja ka bërë një shërbim të pallogaritshëm artit tonë. Mbetem i mendimit se është vlerë e madhe artistike dokumentimi i jetës artistike të TKOB, por mbi të gjitha vlerë për krijimin e memories. Kalendari flet vet me rolet dhe përcjell një ndjesi që të mrekullon.
– Elton Meraj; “Ndjej kënaqësi të veçantë që jam pjesë e këtij kalendari mes kolegëve dhe artistëve të përzgjedhur. Më duhet të falënderoj veçanërisht Bebeka Allën që mes shumë personazheve të spikatura në premierat apo baletet e vëna në skenë e TKOB, zgjodhi si figurë timen, rolin e kinezit nga baleti “Coppelia|”
– Ylber Gjini; “Natyrisht që jam ndjerë mirë pasi Beka e ka kthyer në art këtë mënyrë komunikimi me ne dhe punën tonë. Vetëm dëshira dhe mundi që ajo merr përsipër që të realizojë një kalendar me solistë të operas, për mua ky është një vlerësim”
– Marjana Leka; “Është shumë bukur të shikosh veten ndryshe nga të tjerat dhe sidomos personazh në kalendar. Kjo është një kënaqësi që po e përjetoj për të disatën herë”

Sigal