16 vjet pa gjeniun e filmit shqiptar, Petrit Llanaj

673
Sigal

Kanë kaluar 16 vjet nga vdekja e regjizorit dhe aktorit të njohur shqiptar, Petrit Llanaj. Llanaj, i cili është autori i dhjetëra filmave mund të konsiderohet si gjeniu i filmit artistik shqiptar.

Ai lindi në Vlorë, në një familje me tradita të larta patriotike, morale e shoqërore. Por viti i errët për gjithë shqiptarët, ai i 1997 do të ishte i tillë edhe për familjen Llanaj, i cili mori një goditje në kokë, ndërsa ndërroi jetë në vitin 2000.

Llanaj famën e arriti me filmat e tij të suksesshëm si; “Njësiti gueril”, ku interpretoi rolin kryesor, ”Dëshmorët e monumenteve”, ”Fijet që priten”, ”Ngadhënjim mbi vdekjen”, ”Ndërgjegjja” e shumë filma të tjerë të njohur. Për herë të parë ka dalë në skenë me dramën “Zbutësi i kryeneçes”, me të cilin ka mbrojtur diplomën shkëlqyeshëm, ku kishte edhe rolin kryesor.

Gjatë karrierës së tij ka bashkëpunuar me aktorë të mëdhenj shqiptar si; Timo Flloko, Demir Hyskja, Vera Grabocka, Sandër Prosi, etj. Karrierën e ka zhvilluar, jo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë, sidomos në Itali e Amerikë, ku ka punuar me regjisorë të huaj.

Llanaj gjithmonë do të kujtohet nga miqtë e tij, jo vetëm si një regjisor e aktor i suksesshëm, por edhe si njeriu me botë të madhe, që nuk reshti asnjëherë së ndihmuari njerëzit në nevojë.

Në filmat e tij gjithmonë është paraqitur energjik, i fuqishëm, i gjallë, si dhe ka ditur gjithmonë ti transmetojë emocion për publikun. Ai njihej gjithashtu për forcën interpretative, po ashtu edhe për atë krijuese.

Ai kreu studimet universitare në Akademinë e Arteve, për Dramaturgji. Nga viti ‘80 e deri sa doli në pension ka punuar si regjisor në Kinostudio. Është regjisor i dokumentarit “Troku” etj. Llanaj është asistent-regjisor te filmi “Mysafiri”, etj.