15 ‘makthet’ që kanë përjetuar lepurushet në shtëpinë e PlayBoy

571
Ish lepurushet e vilës së famshme të Play Boy, kanë rrëfyer në momente të caktuara të jetës së tyre, si ishte jeta brenda në vilë. Për habinë tuaj ose jo, gjërat nuk janë aspak siç duket.
I vetmi që e merrte kënaqësinë ose mbushte boshllëqet brenda vetes, ishte ‘gjyshi’ 90 vjeçar dhe themeluesi i revistës për meshkuj Play Boy, Hugh Hefner, ndryshe i quajtur Hef.
1. “Gardhi famëkeq që rrethonte shtëpinë ishte vendosur për të izoluar vajzat brenda shtëpisë.” – Holly Madison
2. “Në orën 9 duhet të ishim të gjitha vajzat në shtëpi. Vizitat nga miqtë apo të afërmit ishin të ndaluara.”- Carla Howe
3. “Çdo të premte në mëngjes duhet të shkonim në dhomën e Hef, të prisnim sa ai të mblidhte jashtëqitjen e qenit nga tapeti, dhe më pas të kërkonim për rrogën javore: 1,000 dollarë të numëruar në kartmonedha 100-she, të cilat i nxirrte nga një vend i sigurtë në librarinë e tij. Të gjitha ne e urrenim këtë process. Hef gjithnjë përfitonte nga rasti të na vinte në dukje pakënaqësitë e tij në raport me secilën. Shumica e ankesave lidheshin me mungesën e harmonisë dhe paqes mes vajzave ose me mos angazhimin seksual në ‘festat’ që organizonte në dhomën e tij. Nëse për ndonjë arsye ne ishim jashtë qytetit dhe mungonim në organizimet e tij, nuk na e jepte rrogën. Këtë e përdorte si armë” – Izabella St. James
4. “Urrej të dal ‘jashtë rrymës’, por ç’është e vërteta ne nuk mund të gjenim punë të tjera veçse të vlerësoheshim për pamjen e jashtme” – Kendra Wilkinson
5. “Nëse bën diçka të gabuar, do të marrësh një email ku do të jepet masa ndëshkuese, që ishin në pjesën më të madhe të rasteve, të rrepta. Ka rregulla edhe për postimet në rrjete sociale. Gjithcka duhet të fotografohet në dritë të mirë dhe nëse poston foto në gjendje të dehur, je në telashe.” – Melissa Howe
6. “Edhe pse përpiqeshim të dekoronim dhomat dhe t’I bënim sa më mikpritëse, dyshekët ishin të neveritshëm, të vjetër, të grisur dhe me njolla. Edhe çarçafët ishin shumë të konsumuar.” – Izabella St. James 
7. “Ndalohej rreptësisht të fusnim djem brenda në shtëpi. Ky ishte rregulli nr.1- ndalohen meshkujt. Kjo ishte një nga arsyet kryesore që largoheshim që aty.” – Karissa Shannon
8. “Hef ishte mësuar me tapetë të pistë. Ai që qëndronte në dhomën e tij nuk ishte ndërruar prej vitesh dhe gjërat u përkeqësuan kur një nga lepurushet, Holly Madison u zhvendos në dhomën e tij si ‘e dashura nr. 1” bashkë me dy qenushat e saj. Ata nuk ishin mësuar me rregullat në shtëpi dhe i mbaronin punët personale në tapetin e dhomës së gjumit. Natën vonë ose herët në mëngjes, nëse ndonjë nga ne do të vizitonte dhomën e Hef, gjithnjë do të qëndronim në mes të rrëmujës së qenve.” – Izabella St. James
9. “Përveç netëve që dilnim, vetëm një herë e kam parë Hef teksa ecte përgjatë korridorit të zyrës së tij. Nuk kishte kurrë takime ‘solo’, vetëm për vetëm.” – Kendra Wilkinson
10. “Ishte si të jetoje me gjyshin. Jo shumë kohë më parë lajmëruan infermieren pasi kishte rënë nga ujëvara që kishte në shtëpi.” – Carla Howe
11. “Pilulat të quajtura ‘Quaaludes’ supozohej të të bënin të ndiheshe mirë. Hef më tha një herë që i ngrinte humorin vajzave për seks.” – Izabella St. James 
12. “Kur fillon ‘festa’, e dashura kryesore i jep fillimisht seks oral, më pas kryejnë marrëdhënie të dy. Ajo është e para, nuk ka nevojë për masa mbrojtëse apo teste. Atij nuk i intereson fare.” – Jill Ann Spaulding 
13. “Hef thjesht qëndron i shtrirë ndërkohë që Viagra bën punën e saj. Është thjesht një ereksion i rremë dhe secila vajzë i hipën sipër për 2 minuta, ndërkohë që vajzat në sfond përpiqen ta mbajnë të eksituar. Ato bërtasin gjëra të tipit, ‘P*lloje babush, p*lloje babush!’” – Jill Ann Spaulding 
14. “Sapo mbaronte minutazhi unë tërhiqesha dhe aty mbaronte detyra ime. Ishte si një punë. Nuk e shijoja seksin me të.” – Kendra Wilkinson 
15. “Mbase ishte hashashi dhe alkooli, por të mbysja veten ishte e vetmja zgjidhje logjike që t’i shpëtoja jetës qesharake që po jetoja.”- Holly Madison 
Sigal