14 kuriozitete që nuk i dini për meshkujt

108
Vajza, ka ardhur momenti i të vërtetës! Nëse jeni të interesuara të dini disa ‘sekrete mashkullore’ atëherë po lexoni artikullin e duhur. Ne po ju zbulojmë disa kuriozitete për meshkujt qofshin këto shkencore, sociale dhe mjaft veçori të tjera për jetën e tyre.
1. Meshkujt e pabesë kanë një inteligjencë më të ulët, kjo sipas një botimi të një studimi shkencor.
2. Një sondazh ka zbuluar se meshkujt harxhojnë një vit nga jeta e tyre në vëzhgimin e femrave.
3. Gjysma e femrave të cilat humbin jetën nga vrasjet, vriten nga burrat, partnerët apo ish të dashurit e tyre.
4. Meshkujt gënjejnë gjashtë herë në ditë.
5. Rreziku i zhvillimit të kancerit te meshkujt në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është 50%.
6. Fertiliteti i meshkujve vihet në rrezik nga çfarëdo lloj kompjuteri që ata vënë në prehrin e tyre.
7. Gjatë jetës së tij, një mashkull harxhon pothuajse gjashtë muaj për të rruajtur mjekrën.
8. Meshkujt qerosë perceptohen si më të fortë në krahasim nga meshkujt me flokë.
9. Meshkujt me gra simpatike kanë nivele më të larta kënaqësie në martesë.
10. Një burrë 99 vjeç u divorcua nga gruaja e tij 96-vjeçare pas 77 viteve martesë, pasi ai zbuloi një flirt të saj në vitin 1940.
11. Në Indi, një burrë është martuar me një qen, si rit ndëshkimi.
12. Në vitin 2013, një burrë bleu një shtëpi pranë ish-gruas së tij, vetëm e vetëm që në kopshtin e tij të vinte një statujë që paraqiste gishtin e mesit të një dore.
13. Pirja e duhanit nga meshkujt mund të shkaktojë impotencë.
14. Meshkujt qenë të parët të cilët veshën taka të larta rreth viteve 1600.