12 vjeçarja nga Kosova, mahnit publikun dhe jurinë, me zërin e saj në Gjermani

522
Aulona Morina është vajza 12-vjeçare nga Kosova që ka mahnitur jurinë e publikun në spektaklin e talenteve “The Super Talent” në Gjermani. Me zërin e saj ajo tregoi se është tashmë një këngëtare e talentuar, shkruan media gjermane RTL. Prej tre vjetësh, ajo merr leksione këndimi dhe pianoje, sepse ëndrra e saj më e madh është që një ditë të bëhet si idhulli i saj Adele.

Për t’iu afruar sa më shumë ëndrrës, ajo prezantohet në skenën e “The Super Talent 2015” me këngën “Scyscraper” nga Demi Lovato. Juria mbeti e impresionuar nga Morina, e cila shkoi ta festonte fitoren më pas me familjarët e saj.
Sigal