10 ushqimet që s’duhet t’i mbani në frigorifer

578
Gjyshet tona i vënë të gjitha produktet ushqimore në frigorifer, pasi mendojnë se nëse i vënë në frigorifer do të zgjasin më gjatë. Por shkenca nuk mendon të njejtën gjë. Disa ushqime do të pësojnë ndryshime nëse i mbani në frigorifer dhe do të jenë të dëmshe nëse konsumohen. Ja cilat janë ato:
1. Vezët 
Vezët mund t’i mbani në frigorifer, por jo në derën e frigoriferit. I ftohti e ndihmon vezën të qëndrojë e freskët për më gjatë, por nëse i mbani në derën, gjatë kohës që e hapni dhe mbyllni atë, ka rrezik prej luhatjes së temperaturës, dhe mund të prishen.
2. Domatet 
Domatet do të humbasin shijen e tyre nëse i mbani në frigorifer prej temperaturave të ulëta.
3- Borzilok 
Borziloku duke ndenjur në frigorifer, thith aromat nga ushqimet e tjera, të cilat e mundin aromën e saj, duke e bërë të padobishme atë. Ruajeni atë në një gotë me ujë.
4-Patatet 
Duke i mbajtur në frigorifer, temperaturat e ulëta do e kthejnë niseshten në sheqer ose ndonjë substancë tjetër potencialisht të rrezikshme.
5-Qepët 
Nëse i vendosni qepët në frigorifer, çdo produkt tjetër do marrë këtë erë. Gjithashtu lagështia në frigorifer do i zbusë dhe do krijojë myk.
6-Avokadot 
I ftohti ndalon procesin e pjekjes
7-Hudhrat 
Hudhra është njësoj si qepa, do të myket shumë shpejtë dhe do tu japë erën e saj produkteve të tjera.
8-Buka 
I ftohti në frigorifer do të bëjë që buka të thahet shpejt.
9-Frutat ekzotike 
Nga vetë emri ekzotike, nuk i rezistojnë dot temperaturave të ulëta.
10-Mjalti 
Mjalti ka përmbajtje të lartë dhe kjo bën që të të kristalizohet dhe të bëhet i vështirë për tu përdorur
Sigal