10 gratë dhe të dashurat më seksi të futbollistëve

808
Sigal

Ana seksi dhe qëndra e vëmendjes së futbollit janë ato,  të dashurat apo bashkëshortet e futbollistëve

 Në vitin 2002, kanali ITV lançoi dramën me titull “Gratë e Futbollistëve”, që e kishte subjektin kryesor nga Premier League angleze, në role ishin futbollistët e saj dhe të dashurat dhe bashkëshortet e tyre. Në këtë serial jepej se si të dashurat dhe gratë e tyre ndikonin në jetën e tyre personale, siç bënte Viktoria Beckham. Që prej atij seriali, mediat angleze, italiane, pothuajse të gjithë tabloidët evropianë filluan tu kushtonin shumë rëndësi të dashurave dhe grave të futbollistëve, të cilat tani janë më të famshme edhe më shumë se aktoret e Hollivudit. Televizioni “Fox” duke u matur famën e tyre dhe duke u konsultuar më një numër të madh specialistësh ka renditur 10 gratë dhe të dashurat më seksi të futbollistëve. “Është më se normale që për këtë listë do të ketë reagime të shumta dhe kundërshti, por ne i pranojmë ato, dhe sigurojmë që kemi bërë më të mirën tonë. Femra më e famshme është padyshim Viktoria Beckham, por ajo nuk hyn më tek femrat më seksi, dhe ne i kemi dhënë vetëm vendin e 100. Në 10-shen më të mirë, ne kemi futur ato femra që vërtet ndoshta nuk janë të dashurat e futbollistëve të njohur, por janë ndër femrat më seksi në botë. Dhe ajo që bie në sy në këtë listë, është se pjesa më e madhe femrave seksi i përkasin Italisë.

 1. Abigail Clancy

E dashura Peter Crouch (Tottenham)

 Crouch me shumë mundësi është zinxhiri i humbur mes njerëzve dhe kuajve, por ama ai ka të dashur atë që cilësohet si femra me seksi në botë. Asnjë nuk i jep dot zgjidhje se si Crouch mundi të bënte për vete një ndër femrat më të bukura në botë. Disa me ironi thonë që ai i ka falur të gjithë pasurinë. Për Abigail Clancy njerëzit thonë që edhe po ta shikonin tërë ditën, nuk do të mërziteshin kurrë. Eh, nuk kanë faj, ajo përveçse e bukur, është një femër me klas të lartë. Profesioni i saj është modele. Ajo vazhdon të qëndrojë me Crouch, edhe pas tradhtisë së këtij të fundit, para pak kohësh.

 2. Irina Shayk

E dashura e  Kristiano Ronaldo.

 Top-modelja ruse, pavarësisht nga ulje-ngritjet në marrëdhënien e saj me kapitenin e kombëtares portugeze, ishte në qendër të vëmendjes në këtë Europian, ku u shndërrua në një muzë frymëzimi për futbollistin e dytë më të mirë në botë.

 3. Federica Ridolfi

E fejuara e Giuliano Giannichedda

 Ridolfi ka një zakon që sa herë del në foto, gjoksin e ngre më shumë se sa duhet. Ajo është një nga femrat më të bukura që ka pasur ndonjëherë Italia. Ajo merret me televizion, kërcim, showgirl dhe modele. Duke theksuar që ajo ka prezantuar edhe show-n “Quelli che… il calcio”, që është sport live, që jep në kohë reale golat në Serinë A. Ajo e vazhdon denjësisht traditën e WAG për t’u veshur me rroba të ngushta, duke qenë provokuese në të gjitha mënyrat.

 4. Sylvie Françoise van der Vaart

Bashkëshortja e Rafael van der Vaart (Tottenham)

 Sylvie Meis në 18-vjetorin e lindjes së saj vendosi të bëhej modele. Kjo ishte një lëvizje e zgjuar. Në vitin 2003, pasi ajo u shpall “Femra më Seksi e Holandës”, dhe po në atë vit filloi një lidhje me Rafael van der Vaart, lidhje kjo që më vonë u kurorëzua me martesë. Tani ajo njihet si zonja van der Vaart. Sylvie  është ndër femrat më të kërkuara në televizione. Çfarëdo gjëje që ajo bën, duket e mrekullueshme. Madje edhe ish-trajneri i Hamburgut, Huub Stevens do të ishte dakord me këtë.

 5. Gemma Atkinson

Ish e fejuara e Marcus Brent (Wolverhampton)

 Atkinson është gjithmonë e lidhur me ndonjë futbollist ose sportist. Vetëm jepini asaj pak kohë, dhe më pas do ta gjeni të lidhur me ndonjë sportist. Ajo ka qenë e lidhur në të kaluarën me yje të tillë si Cristiano Ronaldo, apo lojtarin e Newcastle, Alan Smith, ajo ka qenë edhe e fejuara e Marcus Bent. Starti i famës së saj ishte në telenovelën Hollyoaks. Kur ka qenë e vogël ajo ka marrë pjesë edhe në disa telenovela.

 6. Alena Šeredová

Bashkëshortja e Gianluigi Buffon (Juventus)

 Ajo vërtet punon në Itali, por është një modele ceke. Që kur fitoi çmimin Miss Rrepublika Çeke në vitin 1998 dhe pasi doli e katërta në Miss Bota, ajo nuk i është ndarë modelimit. Ajo njihet si një ndër modelet më të famshme dhe më të kërkuara në Itali. Po pasi u martua me Bufon fama e saj sa vjen e po rritet. Gjithashtu ajo ka edhe një

koleksion dyqanesh me veshje të modës.

 7. Sara Carbonero

 E fejuara e Iker Casillas (Spanja)

 Në Botërorin 2010 ishte në rolin e gazetares sportive dhe të dashurës sekrete, deri sa në mbrëmjen e triumfit zyrtarizoi lidhjen e saj me portierin Iker Kasiljas, i cili nuk i rezistoi dot për ta puthur. Këtë Europian, Sara Karbonero, përveç profesionit të saj, i qëndroi pranë dhe bëri tifo nga tribunat për kapitenin e Spanjës, me të cilin do të martohej  menjëherë pas Europianit.

 8. Lorena Bernal

E dashura e Mikel Arteta (Everton)

 Bernal ka lindur në Argjentinë, por ajo shkoi në Spanjë që kur ishte ende fëmijë. Bernal është edhe argjentinasja e parë që ka fituar një kurorë bukurie në Spanjë, ajo u shpall Miss Spanja në 1999. Ajo njihet më shumë si modele, por punon edhe në televizione. Atë tani mund ta shikoni në reklamat e televizioneve amerikane Chuck dhe CSI.

 9. Bianca Kajlich

Bashkëshortja e Landon Donovan (Los Angeles Galaxy)

 Ka pasur një numër të madh WAG-s në këtë listë, por ju duhet ta keni vënë re ndryshimin mes një futbollisti amerikan dhe femrave amerikane. Ja një ndryshim. Kajlich është një aktore amerikane me prindër italianë dhe sllovakë. Ajo tani është komedinë “Rregullat e Fejesës” që jepet në CBS. Prania e saj në këtë komedi ka thithur një numër të madh shikuesish. Gjithashtu ajo ka luajtur edhe në mjaft komedi dhe filma të tjerë.

 10. Michelle Marsh

Bashkëshortja e Will Haining (Morecambe)

 Nëse keni kërkuar ndonjëherë në internet për femra, janë të gjithë mundësitë që jeni përballur edhe me zonjën Marsh. Vajza simpatike ka dalë me një numër të madh revistash për meshkuj, nga Maxim tek Playboy. Ajo gjithashtu ka krijuar një bashkëpunim të suksesshëm me Brit Lucy Pinder, që merret me sfilata modelesh. Po të shohësh foto-shopet e tyre ata duken sikur janë më tepër se miq. Gjithashtu është mjaft e pranishme nëpër televizione. Madje ka publikuar edhe një disk muzikor.