10 “gafat” e meshkujve, të cilat femrat i adhurojnë

582
Po, dashurohemi me gjërat e vogla që vetëm burrat mund t’i bëjnë.
Dhe nuk po flasim për gjestet romantike, si lulet apo surprizat, por për disa aspekte tipike mashkullore që janë sa naive, aq edhe të adhurueshme. Ja disa prej tyre:
1. Kur ai pyet: “Ke prerë baluket?” ndërkohë që ti ke bërë “extreme makeover”
Ti ke lënë kohën dhe rrogën në parukeri për t’u bërë si Alexa Chung, ndërsa ai mendon se ti i ngjan shumë Elsës tek “Pallati 176”. Por ç’rëndësi ka kjo; për të vënë re detaje ke shoqet, ai mjafton të jetë “shoqja jote me pantallona”.
2. Kur ai të bën dhuratë fustanin më të shëmtuar që qarkullon në treg
Ose ai është përpjekur më tepër se ç’duhet ose shoqja e tij e ngushtë nuk ka shije. Ti atë fustan nuk do ta vishje edhe sikur të të paguanin, por gjesti i tij nuk ka të paguar.
3. Nervozizmi i tij kur ti mendohesh gjysmë ore se çfarë do të porosisësh
Sepse ti zakonisht je në dietë, dhe nuk di ç’të zgjedhësh mes 10 sallatërave pa pikë shije. Kurse ai i ka gjërat e ndara: në mëngjes vezë, në drekë gjellë, në darkë mish pule me perime të ziera. Kështu e mban atë super trup!
4. Kur ai përpiqet të shprehë ndjenjat, por bëhet lëmsh
Ka disa mënyra për të thënë “Të dua”, si përshembull: “Do të doja të flija me ty. Domethenë, vetëm të flinim. Nuk e kam në kuptimin… nejse, do të doja të kalonim sa më shumë kohë bashkë me një llaf.” Ndoshta s’është shumë i mirë me fjalët, por ti e di gjithmonë se çfarë do të thotë.
5. Hutimi i tij kur dilni për të parë ndeshje, sepse duhet ta ndajë vëmendjen në dy pjesë
Është e vërtetuar shkencërisht se burrat s’janë shumë të mirë në të bërit dy gjëra njëkohësisht. Megjithatë ai përpiqet të të kushtojë vëmendje edhe ty ndërsa luhet Milan-Juventus, edhe pse kur bëhet gol, ta pret fjalën në mes dhe ngrihet ulëret si i çmendur.
6. Kur lë amanetet e fundit pasi shikon se e ka temperaturën 37.5
Merr leje në punë, mbyllet në shtëpi dhe rri shtrirë gjithë ditën sepse çdo kontakt me ambientin mund të jetë fatal për të. E megjithatë, pas tre ditësh është si kokrra e mollës dhe i kthehet rolit të super heroit që të shpëton jetën duke të të sjellë ilaçe ty, sepse ta ka ngjitur. Por fundja, edhe Superman-i e ka një dobësi, kriptonin.
7. Kur ti ke veshur dekolte dhe ai përpiqet ta mbajë mendjen tek ato që thua
“Ëhë… e di, ajo profesoresha po ta nxin jetën.”, ose: “Po po, mendoj se ti e meriton patjetër një rritje rroge!”. Sa i adhurueshëm!
8. Kur ai qesh si kalë me “shaka burgu”, ose siç i quajnë tani: “inside jokes” me naçut
Dhe ti qesh sepse të vjen për të qeshur nga fakti që ai qesh me të tilla gjëra.
9. Kur je bërë një “super pjeshkë” sepse duhet të shkoni diku, dhe ai s’flet asnjë fjalë
Nuk të thotë se je bërë e bukur, vetëm kthen kokën orë e sekondë ndërsa i jep makinës. Rrezikon të përplaset dhe ti e pyet: “Çfarë paske sot?”. Përgjigja dihet: “Hiç” (nënqeshja e përhershme).
10. Kur përpiqet të të nxjerrë ndonjë gjë dhe befas flet si shoku më i ngushtë që ke
Bëhet xheloz dhe për të të nxjerrë ndonjë gjë, ia këput ndonjë pyetje të tipit: “Po hë, të gjuajti ndonjë mbrëmë?”. Ti për ta ngacmuar i thua: “Të gjithë!”, dhe pastaj vjen ajo e qeshura ironike që zgjat dhjetë minuta.
Sigal