10 fakte për Statujën e Lirisë

3090
Mitchell i ka studjuar portretet e nënës së skulptorit dhe ka konstatuar se pamja e saj dallon shumë nga portreti-pamja e Statujës së Lirisë. Sipas Mitchell, vetullat, hunda dhe goja e Statujës së Lirisë aspak nuk i ngjajnë zonjës Bartholdi… Është shumë vështirë të thuhet se ka diçka që është më e njohur, se sa që është një zonjë e lartë, elegante, me fustan të gjatë që mban në dorë një flakadan. Ajo zonjë njihet si Statuja e Lirisë, por shtrohet pyetja që, a është ai apo ajo?

Sigal

Siç transmeton “NYpost”, statuja me famë që ndodhet në gjirin e Nju Jorkut, është aty që nga viti 1886 dhe mbase ruan sekretin më të madh nga qytetarët dhe ka të bëjë me atë se nuk bëhet fjalë për një zonjë, por për një zotëri.
Në të vërtetë, përkundër mendimit të përgjithshëm që skulptori francez Frederic Auguste Bartholdi, fytyrën e Statujës e ka bërë sipas pamjes së nënës së tij, gazetarja Elizabeth Mitchell na parashtron një teori krejtësisht tjetër në librin e saj “Liberty’s Torch: The Great Adventure To Build the Statue of Liberty”.

Mitchell i ka studiuar portretet e nënës së skulptorit dhe ka konstatuar se pamja e saj dallon shumë nga portreti-pamja e Statujës së Lirisë. Sipas Mitchell, vetullat, hunda dhe goja e Statujës së Lirisë aspak nuk i ngjajnë zonjës Bartholdi…

Por, derisa ka shfletuar dhe shikuar fotografi dhe dokumente të vjetra, ajo ka vërejtur se Bartholdi megjithatë ka pas një model sipas të cilit e ka bërë fytyrën e Statujës, dhe kjo fytyrë është e vëllait të tij. Mitchell, në fytyrën e tij ka zbuluar më shumë ngjashmëri që i ngjajnë Statujës, se sa që i ngjajnë nënës së Bartholdi, dhe përfundimisht mbase vëllai i tij do ta merr namin që e meriton-shprehet Mitchell.

Se a është simboli më i njohur i Amerikës mashkull, përgjigjen do ta jep vetë koha, mbase edhe jo. Deri atëherë, shikoni disa fakte të panjohura për monumentin më të njohur të Nju Jorkut.
10 fakte për Statujën e Lirisë

1. Koka e statujës është prezantuar në ekspozitën botërore në Paris më 1878.

2. Nga toka-dyshemeja e deri tek flakadani, lartësia e monumentit është 93 metra.

3. Çdo vjet Statujën e Lirisë e vizitojnë rreth 4 milionë turistë.

4. Paraqitja më e njohur filmike e monumentit është në filmin “Planeti i Majmunëve” i xhiruar në vitin 1968, kur Statuja e Lirisë shihet e futur në rërë.

5. Nga viti 1984, monumenti është nën mbrojtjen e UNESCO.

6. Gjatë 6 viteve të para të vendosjes, Statuja e Lirisë ka shërbyer edhe si fanar deti.

7. Dikur ka qenë e lejuar që të vizitohet edhe flakadani, por që nga viti 1916, kjo nuk lejohet për shkaqe sigurie.

8. Andy Warhol po ashtu është fashinuar me monumentin, ndaj dhe nga vitet e gjashtëdhjeta e ka pikturuar monumentin që sot arrin vlerën prej rreth 40 milionë dollarë.

9. Rrufeja e ka goditur rreth 6oo herë Statujën e Lirisë.

10. Në gjysmën e dytë të shekullit të XIX (19), Statuja ka qenë simbol i imigrantëve, sepse gati 9 milionë njerëz pas ardhjes në “tokën e premtuar”, më së pari e kanë parë pikërisht Statujën e Lirisë.