1 vit nga vdekja e Maya Angelou frymëzoi botën me vargjet e lirisë

80
Autorja, poetja, aktorja dhe kampionia e të drejtave të njeriut, Maya Angelou ishte një nga zërat më dinamikë të shekullit të kaluar në letërsinë Amerikane.
Ky 28 Maj është përvjetori i parë i ndarjes nga jeta të gruas, para lartësisë intelektuale dhe shpirterore të së cilës janë përulur personalitete të botës si presidenti Amerikan Barack Obama.
Maya Angelou njihet si gruaja që frymëzoi botën me vargjet e saj dedikuar lirisë njerëzorë, thirrjet kundër skallavërisë, mesazheve për dritë mes njerëzimit.
Angelou ka botuar shtatë autobiografi, tre libra me esse dhe shumë libra me poezi. Ajo është vlerësuar me mbi 50 tituj nderi gjatë gjithë karrierës së saj.
Emri i vërtetë i saj është Marguerite Ann Johnson dhe ka lindur në 1928 shtetin e Misurit pranë qytetit St. Louis. Ajo ndoqi shkollën e mesme në San Françisko dhe më pas studioi për kërcim dhe dramë.
Në moshën 14 vjeçare ajo u shndërrua në dirigjenten e parë Afro-Amerikane të qytetit.
Angelou vdiq në 28 Majin e vitit të shkuar në moshën 86 vjeçare nga shkaqe të zbardhura, por mësohej se vuante nga probleme të zemrës.