1 Qershori Festa e Fëmijëve, aktivitet të ndryshme në Tiranë

2340
Sot shënohet 1 Qershori, Dita ndërkombëtare e fëmijëve. Në këtë ditë fëmijët bëhen qendra e vëmendjes në mbarë botën dhe shumë aktivitete u kushtohen vetëm atyre. Në Tiranë dhe në shumë qytete të tjera të Shqipërisë janë planifikuar të zhvillohen aktivitete të shumta kushtuar fëmijëve.
Në orën 09:30, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla do te jete ne nje aktivitet per femije ne sheshin “Shtraus”. Më pas ajo do të vizitojë Pediatrinë ne spitalin “Nene Tereza” dhe fillimin e punimeve te Parkut Olimpik (tek kompleksi Dinamo). Përveçse një ditë festive, në fakt 1 Qershori duhet të jetë edhe një ditë sensibilizimi për të ndalur dhunën dhe abuzimin me fëmijët, sidomos angazhimin e tyre në punë kur janë ende të mitur.
Dita e fëmijëve është vendosur me datën 1 Qershor sepse me këtë datë është mbajtur konferenca botërore e mirëqënies së fëmijëve në Gjenevë në 1925.
1 Qershori e ka origjinën nga Shtetet e Bashkuara dhe Kina. Në vitin 1925 konsulli i përgjithshëm kinez në San Francisko mblodhi së bashku një numër të konsiderueshëm fëmijësh jetim kinezë të celebronin në festivalin e “Anijes së Dragoit”.
Kjo gjë përkoi të ishte në të njëjtën ditë me konferencën në fjalë, por festa e 1 Qershorit filloi të festohet pas dy vitesh. Shumë vende të botës e kanë pranuar atë si festën ndërkombëtare të fëmijëve dhe realizojnë festime të cilat kanë si qëllim të rrisin vëmendjen në drejtim të mirëqenies së tyre.
Sigal