Zyrtare/ Zëvendëson Altin Qaton, ja kush është drejtori i ri i Rendit dhe Sigurisë Publike (Emri)

570
Ndryshime dhe lëvizje në Policinë e Shtetit. Rraportohet se Gjovalin Loka, me detyrë drejtor i policisë në qarkun Shkodër emërohet drejtor për rendin dhe sigurinë publike në Tiranë.
Ai zëvendëson në këtë detyrë Altin Qaton, i cili është komanduar më herët drejtor i policisë në qarkun e Elbasanit. Gjovalin Loka ka një eksperiencë të gjatë në strukturat e Policisë së Shtetit dhe mban gradën “Drejtues i Parë”.
Loka ka mbajtur detyrën e drejtorit të Policisë në Lezhë dhe Vlorë dhe pozicionin e shefit të komisariatit numër 1 në Tiranë.
Në vitin 2005, Loka largohet nga Policia e Shtetit për t’u rikthyer në 2013-ën ku emërohet Drejtor Rendi në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Nga prilli të vitit 2017, ai është emëruar drejtor i policisë së qarkut të Shkodrës, detyrë të cilën vijon ta kryejë.
Sigal