Zyrtare/ Komandohet drejtori i ri i Policisë së Tiranës, ja kush është

382
Dhimitraq Ziu do të marrë postin e drejtorit në Policinë e Tiranës. Në këtë rol ai do të zëvendësojë Ardi Veliun, i cili dy ditë më parë u komandua Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.
Ziu mbante detyrën e zv/drejtorit për rendin e Policisë së Tiranës.
Komandimi i Ziut në krye të bluve të kryeqytetit, do të zgjasë deri në momentin kur një oficer karriere të emërohet në këtë post.
Që prej vitit të kaluar Ziu ka mbajtur postin e zv/Drejtorit për Rendin në Policinë e Tiranës dhe përgjatë kësaj kohe është vërejtur shtim i prezencës së policisë.
Ndërkohë Ardi Veliu është emëruar zyrtarisht në krye të Policisë së Shtetit pas shkarkimit të Haki Çakos. Emri i tij u propozua nga ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe u aprovua nga kryeministri i vendit Edi Rama.
Sigal