Zjarri përfshin Parkun Kombëtar Shebenik-Jabllanicë, në Librazhd

360
Parku Kombëtar i Shebenik-Jabllanicë është përfshirë nga zjarri mëngjesin e së dielës. Nga të dhënat e para, mësohet se flakët kanë përfshirë një sipërfaqe prej disa hektarësh në zonën e Qarrishtës. Në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrëfikëse, të cilët janë lajmëruar nga banorët e zonës, pasi zjarri rrezikonte banesat afër. 
Aktualisht sipas inxhinier Fatmir Brazhda, shefi i Zonave Pyjore të Mbrojtura, po punohet për shuarjen e zjarrit, i cili deri në mëngjesin e kësaj të hëne ka shkrumbuar rreth 10 ha me bredha.
Paraprakisht dyshohet se zjarri i rënë në këtë zonë është i qëllimshëm, por do hetohet shkaku i vënies së zjarrit për të vënë para ligjit ata që duhet të mbajnë përgjegjësi.
Sigal