Zjarri në Londër, të paktën 12 të vdekur e mbi 70 të lënduar

81
Të paktën 12 persona kanë humbur jetën, pasi një zjarr masiv përfshiu gjatë natën një ndërtesë 24 katëshe në perëndim të Londrës. Numri i viktimave, sipas policisë, pritet që të rritet.
Dëshmitarë rrëfyen për njerëz të cilët kërkonin ndihmë dhe ulërinin që dikush t’i ndihmonte për të shpëtuar fëmijët, pasi kishin mbetur të bllokuar në ndërtesën Grenfell Tower, në veri të Kensington.
Zjarrfikëset, që shpëtuan shumë njerëz, e morën telefonatën e parë në orën 00:54 dhe vijojnë ende të jenë në vendngjarje.
Policia thotë se mund të ketë ende shumë njerëz në ndërtesë, numri i të cilëve nuk dihet.
Shërbimet e ambulancës thanë se 69 pacientë janë dërguar në 6 spitale nëpër Londër, 18 prej të cilëve në gjendje kritike. 10 pacientë mësohet se shkuan vetë në spital.
Gjatë natës, dëshmitarët thanë se kishin parë drita dhe kishin menduar se ishin telefona celularë apo elektrikë, që pulsonin në katet e fundit të bllokut të banesave dhe banorë të ngecur brenda që kishin dalë në dritare, disa me fëmijë në krahë.
Besohet se në këtë ndërtesë, mund të kenë qenë me qindra persona, kur u përfshi nga flakët pak pas mesnate, pjesa më e madhe e të cilëve po flinin gjumë.
Shefi i Policisë Metropolitane, Stuart Cundy tha se operacioni i shpëtimit do të jetë “kompleks dhe i gjatë” dhe numri i viktimave pritet të rritet.
Ai refuzoi të jepte detaje sa i përket personave që rezultojnë të zhdukur.
Cundy tha gjithashtu se policisë do t’i nevojitet kohë për të identifikuar viktimat, duke shtuar se është ende herët për të spekuluar rreth shkakut të zjarrit.
Në mesditë, shefja e Zjarrfikëses, Dany Cotton tha se zjarrfikëset pritet të qëndrojnë në vendin e ngjarjes edhe për 24 orët e ardhshme.
Ajo tha se shqetësimi kryesor është se mund të ketë njerëz të bllokuar brenda në kullë dhe i bëri thirrje të gjithë banorëve që të shkojnë në polici, në mënyrë që autoritetet të sigurohen se janë mirë.
Kulla Grenfell, e ndërtuar në vitin 1974, është pjesë e Lancaster West Estate, një godinë me banesa sociale, me rreth 1 mijë shtëpi