Zjarri në laborator, prokuroria konfirmon versionin e policisë

456
Prokuroria e Tiranës jep të njëjtin version si edhe policia për zjarrin e rënë në Drejtorinë e Policisë Shkencore, ku mbahen për shqyrtim provat materiale të dhjetëra dosjeve hetimore. Organi i hetimit deklaron se shkak i rënies së zjarrit në laboprator është bërë një shkëndijë elektrike, e cila ka shkaktuar një vatër zjarri në katin e dytë të kësaj godine. Zjarri, sipas hetimeve paraprake të prokurorisë, ka rënë në korridoret e laboratorit dhe nuk ka dëmtuar asnjë provë materiale. Këto të dhëna prokuroria i jep pas hetimeve të hapura pas dyshimeve se disa prej provave materiale mund të ishin dëmtuar. 
Të dhënat e prokurorisë i referohen ekspertizës së specialistëve të OSHEE dhe të shërbimit zjarrfikës, të cilët kanë mbikëqyrur vendangjarjen.
Sigal