Zjarret përfshijnë edhe Velipojën

485
Zjarret zgjerojnë hartën e shtrirjes në Shqipëri ku pas Shëngjinit, Velipoja është pika e dytë turistike në veri të vendit që përfshihet nga flaket. Ato janë konstatuar pasditen e së premtes në vendin e quajtur “Maja e Zezë”, në zonën e Rrjollit në Velipojë. Erërat e forta favorizuan përhapjen dhe në pak kohë u dogjën disa hektarë pyje. Aktualisht zjarri nuk është i përmasave të mëdha, por ai rrezikon të përhapet si pasojë e erërave. Për shkak te mungesës së rrugës ndërhyrja nga toka është e pamundur dhe nëse situata përkeqësohet mund të kërkohet ndihma e helikopterit. Ndërkaq zjarri që ka nisur prej tre ditësh në malin e Shëngjinit vijon të jetë aktiv, duke shkrumbuar deri më tani qindra hektarë pyje me pisha. Edhe pse gjatë gjithë ditës së premte është ndërhyrë me helikopterë nga ajri, ende nuk është bërë e mundur shuarje e flakëve
Sigal