Sigal

GREQI-GREQI- Thellohet bilanci tragjik si pasojë e zjarreve në rajonin e Atikës në Athinë ku deri më tani kanë humbur jetën mbi 50 persona dhe mbi 100o banesa janë djegur.

Duke iu referuar komunitetit shqiptar që jeton atje mësohet se në mesin e viktimave janë edhe 5 shqiptarë, mes të cilëve tre burra dhe dy fëmijë.

Tre burrat shqiptarë janë djegur ishin punësuar në një tavernë e cila është shkrumbuar nga zjarri. Gjithashtu mësohet se janë djegur edhe disa shtëpi të shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë në Greqi.
Ende nuk ka konfirmim zyrtar nga autoritete për shqiptarët që kanë humbur jetën, por pritet të bëhen publike në vijim.

Kryebashkiaku i Rafines ka thënë se numri i të vdekurve mund të jetë me 3 shifra, pasi ka dyshime se disa njerëz janë hedhur në det për të shpëtuar nga flakët dhe janë mbytur. Në makinat e shkrumbuara janë gjetur edhe nëna me fëmijë të përqafuar.

Njerëzit kanë pasur vetëm 2 rruge, ose të presin zjarrin ose të hidhen në det. Kryeministri grek Aleksis Tsipras ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në rajonin e Atikas. Disa vende evropiane si Italia, Polonia, Gjermania dhe Franca kanë dërguar avionë për neutralizimin e flakëve.